Horoskopi 2016/ Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

December 28, 2015 19:57 Updated

Horoskopi 2016/ Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

Viti 2016 do të ketë luhatje. Fillimi do të jetë me fat dhe përcaktues në rritjen e të ardhurave dhe në punë, falë ndikimeve pozitive të Marsit dhe Jupiterit. Ndërkohë që situata sentimentale nuk do të sjellë ndryshime të mëdha. Falë efekteve të Saturnit në shenjë do të jetë viti i duhur për të menduar për veten duke u përqendruar në ato aspekte të personalitetit që prej kohësh kanë nevojë për ndryshim. Kjo do të ndodhë në Nëntor 2016-të. Më në fund Shigjetari mund të hedhë dritë në aspektet karakteriale që nuk i ka vlerësuar në të shkuarën: Kureshtja dhe vizioni i hapur dhe moskokëçarës i jetës do të gjejnë zbatim në përditshmërinë tuaj. Ai pak cinizëm që ju dallon për shkak të ndikimit të Jupiterit që udhëheq shenjën nuk do të shkojë dëm.
Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit
Janari dhe shkurti janë muaj shumë aktiv nga pikëpamja profesionale. Mund të merrni rezultate të shkëlqyera dhe efektet pozitive do të zgjasin deri në pranverën tjetër. Vera do të jetë mjaft pozitive. Prej muajit tetor situata e përgjithshme do të jetë më komplekse për shkak të yjeve në kundërshti. Do të keni vështirësi të ndryshme në punë. E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur do të jetë përballimi i tyre me optimizëm. Shigjetari duhet të tregojë një farë karakteri për të mos u shtypur nga të tjerët.
Dashuria për beqarët
Vera do të jetë muaji ideal për ata që kërkojnë dashurinë. Erosi do të jetë në maksimum dhe do të jetë momenti i duhur për të ndërmarrë një lidhje të re, falë hijeshisë që do të dini të shfaqni. Megjithatë do të keni vështirësi për të ndërtuar një raport të vërtetë për shkak të druajtjes së Shigjetarit për t’u rrëmbyer. Do të duhet kohë, durim dhe gjeste dashurie të vazhdueshme që ju të shfaqni interes dhe t’ju zbutet zemra.
Dashuria për çiftet
Shigjetari rrezikon të lërë pas dore partnerin. Më mirë evitoni provokimin e krizave duke ruajtur të gjallë interesin kundrejt partnerit, edhe falë gjesteve të vogla. Në këtë mënyrë pasioni dhe bashkëpunimi nuk do të jenë kurrë të tepërt. Në shtator duhet të qëndroni më afër se kurrë partnerit për shkak të një problemi të rëndë që mund të keni në familje. Me ardhjen e vjeshtës këto probleme do të zgjidhen dhe do të rikthehet qetësia.
Kombinimi i shenjave
Në dashuri mirëkuptimin do ta gjeni me Peshqit romantikë dhe me të lindurit në shenjën e Demit, falë ëmbëlsisë dhe dashurisë së tyre. Miqësi intensive dhe të zgjatura mund të krijohen me të lindurit në shenjën e Peshores dhe Dashit.
Parashikimi për studentët
Nuk është rasti për të shtyrë akoma projektet tuaja dhe sidomos prej Marsit është e nevojshme të reduktoni në minimum shpërqendrimet. Falë përqendrimit maksimal dhe me ardhjen e pranverës, studimet do të vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera.
Parashikimet për punëtorët
Përgjatë vitit Shigjetari do të dallohet për aftësi dhe profesionalitet duke marrë vlerësime të ndryshme. Muaji tetor do të jetë mjaft kritik, do të bëni një gabim të rëndë që mund t’ju komprometojë karrierën. Pra duhet të keni vëmendjen maksimale. Në fakt, në punë miqtë do të jenë të paktë dhe përballë gabimit të kryer mund të ketë sulme nga shumë fronte për të bojkotuar ecurinë tuaj të shkëlqyer të muajve të fundit.
Parashikimet për ata që kërkojnë punë
Ky është viti i kërkimit intensiv. Nuk është e thjeshtë të afirmohesh në punë dhe as të kapësh mundësi konkrete realizimi. Kujdes në muajin prill, një kërkesë e prezantuar këtë vit mund të merret parasysh.
Paratë
Sukseset e arritura në 2016-ën nuk do të pasqyrohen tërësisht në situatën ekonomike që edhe pse do të jetë e qëndrueshme, nuk do të ketë rritje. Kujdesi që ka shquar Shigjetarin në vitet e fundit do të garantojë një farë stabiliteti, duke penguar pasojat negative.
Fati
Fati mund të jetë i pakët dhe duhet të përballoni jetën e përditshme pa shumë shpërqendrime. Fitimet mund të jenë të vogla, prandaj duhet të mos destinoni shuma të mëdha argëtimeve. Edhe pse Shigjetari është një shenjë që ka fat në lojë do të jetë më mirë të mos e ekzagjeroni.
Udhëtimet
Gjatë verës do të kaloni pushime të merituara, pas lodhjes së dimrit. Do të jetë ideale të nisesh për një udhëtim të gjatë, në mënyrë që të rikarikoni energjitë për pjesën e fundit të vitit që do të jetë i vështirë. Destinacionet ekzotike do të jenë ato të preferuarat, por duhet të bëni kujdes me mjetet e zgjedhura, ndonjëherë kursimi nuk garanton cilësinë.

Shëndeti
Nuk mund të thuhet se do të keni probleme të rënda shëndetësore por ndoshta aktiviteti fizik dhe ushqyerja e mirë nuk do të mjaftojnë të mbajnë larg shenjat e dukshme të stresit.

December 28, 2015 19:57 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*