Horoskopi 2018 – Gaforrja

December 24, 2017 11:13

Horoskopi 2018 – Gaforrja

 

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Pozicionet e yjeve do ta çojnë Gaforren drejt situatave që i pëlqejnë: Në fakt, këtë 2018 do ju mbështesin Jupiteri dhe Urani, dy planetë të fuqishëm, njëri bujar dhe pozitiv dhe tjetri origjinal dhe me një shkathtësi për t’ia pasur zili. Do të jeni të sigurt dhe me shumë mundësi profesionale falë Plutonit dhe shumë rigorozë dhe të rregullt falë Saturnit. Planetët këshillojnë të rishikoni strategjitë në fushën financiare ndërsa Jupiteri ju jep guxim dhe gjallëri në fushën e miqësive duke favorizuar zhvillime shumë interesante. Afërdita e bukur sugjeron kujdes në dashuri, sidomos në fillimin e vitit.

DASHURIA

Dashuria është pjellore

Pozicionet e planetëve mund të nxisin situata në çift shumë pozitive: Jupiteri dhe Urani ndodhen në dy shenjat e ujit, njëri te Akrepi dhe tjetri te Peshqit e që janë në kundërshti me Afërditën që ndodhet tek Bricjapi në dy muajt e parë të vitit. Ky aspekt i fundit, i cili mund të përcaktojë një fazë në të cilën shpirti dinak dhe luftarak duhet të dalë në pah për të mbrojtur ndjenjat tuaja nga sulmet e jashtme, ose rreziqet e tjera. Strategjia juaj do të rezultojë fituese në të gjithë situatën e dashurisë. Mirëkuptimi i fortë  i kombinuar me një tërheqje seksuale të jashtëzakonshme nxit një bashkim të frytshëm në të gjitha aspektet, aq sa të merrni në konsideratë edhe ardhjen e një fëmije. Jupiteri zbulon se shtimi i familjes do ju pëlqejnë shumë.

Megjithatë, në dashuri viti i ri parashikohet me të vërtetë “i nxehtë” dhe ndjenja se “i përkisni” njeriut të zemrës sa vjen e rritet, një ndjenjë që mund të jetë edhe më e fortë në çiftet e konsoliduara tashmë.

Pas një pranvere triumfuese do të pasojë një verë e ëmbël dhe e shkëlqyeshme, por vetëm në vjeshtë  premtimet e ëmbla të planetëve do të realizohen.

PUNA

Përqendrohuni te ambiciet tuaja

Aspektet e favorshme të qiellit, promovojnë cilësitë tuaja profesionale, edhe pse duhet t’i bëni mirë llogaritë. Është e rëndësishme të rishikoni burimet e fitimit për të rritur të ardhurat tuaja. Marrëdhëniet me bankat dhe institucionet e kredive duhet të ndiqen në mënyrën e duhur me shkathtësi dhe profesionalizëm, tipare që ju dini si t’i fusni në lojë kur bëhet fjalë për gjëra me të vërtetë të rëndësishme. Falë Jupiterit do të dini të rrezikoni, do të keni një vizion më të gjerë në rrethanat që lidhen me punën, duke përdorur burimet tuaja, të kombinuara me ato që yjet mundësojnë ju. Plutoni ju këshillon të keni një sjellje pak më të ndryshme dhe fleksible: më pak besnikë ndaj ligjeve dhe rregulloreve, por duhet te keni shumë kujdes në vlerësimin e rrethanave.

Do të kuptoni se situata ekonomike në përgjithësi duhet të rritet, por kjo bëhet vetëm duke përdorur intuitën dhe se përpjekjet tuaja duhet të përqendrohen pikërisht tek mirëqenia juaj: Nëse rruga e nisur për të arritur tek një nivel jetese që ju doni, nuk ju duket premtuese, atëherë planetët sugjerojnë të shihni alternativa të tjera. Urani ofron ndihmë dhe mbështetje në muajt e parë të 2018-ës duke ju dhuruar grintën dhe gjallërinë e duhur për të çuar përpara programet impenjative të përcaktuara nga yjet që do të përpiqen të lehtësojnë realizimin e qëllimeve tuaja.

PARATË

Të ardhurat do të kapitalizohen

Ndërsa Jupiteri favorizon shpërblime më të mëdha dhe më shumë të ardhura, Saturni ju shtyn drejt investimeve. Ky planet ju inkurajon të mbyllni marrëveshje afatgjata në bursë, në letra me vlerë ku kapitali është i garantuar.

SHËNDETI

Lëvizni pak!

Nuk keni reputacionin e të qënit një shenjë që është veçanërisht e prirur për të praktikuar sporte që kërkojnë një farë impenjimi. Dhe në fakt edhe këtë vit kërkoni mirëqenie fizike por sidomos kërkoni shoqëri, argëtim dhe kjo bëhet duke zgjeruar njohjet dhe miqësitë.

December 24, 2017 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*