Horoskopi, 21 dhjetor 2017

December 20, 2017 23:46

Horoskopi, 21 dhjetor 2017

Dashi

Rrugët e suksesit janë të shumta, por për  ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Rrugën më të shkurtër zgjidheni për ti dhënë fund sherrit me partnerin.

 

Demi

Kontrastet në qiellin tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Keni tendencë të hiperbolizoni edhe problemet më të vogla.

 

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta  që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë  dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

 

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më  të vendosur  dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

 

Peshorja

Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe  shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

 

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të  rëndësishme nga ana profesionale  dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

 

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

 

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes tuaj për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po shterrojnë ose nuk po japin rezultatin e duhur.

 

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

 

Peshqit

Parandjenjat tuaja  të herë pas herëshme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

December 20, 2017 23:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*