Horoskopi, 21 gusht 2017

August 20, 2017 23:16

Dashi

Gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht, nëse ju do të tregoheni më këmbëngulës në atë që kërkoni. Mbrëmja  pritet të jetë nën shenjën e raporteve intensive me partnerin. Një dashuri e re?

 

Demi

Jeni në një periudhë pauze, por do të jetë fare e shkurtër e ju shërben për të ripërtërirë forcat. Kujdes, dikush ju shtyn të merrni vendime të shpejta. Mbrëmja  pritet të jetë shumë interesante.

 

Binjakët

Merkuri dhe Marsi sot favorizojnë zgjidhje praktike të cilat do t’ju japin mundësinë të shihni më qartë në një situatë të koklavitur. Afërdita gjatë në planin sentimental do të sjellë stimuj të rinj.

 

Gaforrja

Një kuadër yjor disi i turbullt bën qe edhe te ju të jeni, në mendje dhe në zemër disi konfuzë aq sa nuk do të dini se nga të orientoheni. Me gjithë humorin jo edhe aq të mirë, mbrëmja do të jetë interesante.

 

Luani

Planetët pozitivë janë vërtet të shumtë, prandaj dita e sotme në përgjithësi do t’ju ofrojnë momente shumë interesante. Kujdes, më të matur në shpenzime dhe mos e teproni me oreksin.

 

Virgjëresha

Urani dhe deri diku dhe Merkuri, në një orbitë jo shumë të favorshme mund të stimulojnë nostalgji dhe ndoshta edhe melankoli, prandaj është mirë që mbrëmjen ta kaloni në shoqëri e mundësisht në një ambient tjetër.

 

Peshorja

Për disa probleme të mbetura pezull, sot mund të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Saturnit, ndonëse janë planete që mund të sjellin edhe pak stres. Nën egidën e Afërditës mbrëmja pritet të jetë interesante.

 

Akrepi

Duke pasur parasysh kuadrin yjor, ka shumë të ngjarë që edhe gjatë ditës të vazhdoni të jeni të impenjuar në maksimum në probleme pune. Megjithatë, në planin afektiv mund të keni një surprizë të bukur.

 

Shigjetari

Vazhdon ndikimi i marsit “luftarak” në shenjë, i cili, si zakonisht sjell ritme frenetike dhe gati të papërballueshme, por që do të ketë rezultate pozitive. Një njohje e re mund të ndryshojë planet.

 

Bricjapi

Edhe pse, në bazë të një kuadri yjor mjaft aktiv, nuk do të keni kohë të merrni as frymë, aq shumë do të jeni të impenjuar, kënaqësitë do të jenë të tilla që do të bëjnë të harroni gjithçka.

 

Ujori

Me këtë vrull që keni marrë ju, zor se do të mundë t’ju ndalë njeri, por kujdes. Sepse në shpejtësi të mëdha rreziku për t’u rrëzuar është më i madh. Mbrëmja  mund t’ju rezervojë një të papritur.

 

Peshqit

 

Mund të keni probleme të vogla të karakterit ekonomik, por kjo nuk do t’ju pengojë për të organizuar e kaluar një ditë interesante. Afërdita sot stimulon fantazinë dhe krijueshmërinë tuaj.

August 20, 2017 23:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*