Horoskopi, 21 gusht 2018

August 21, 2018 03:01

Horoskopi, 21 gusht 2018

Dashi

Kuadri yjor mëse pozitiv do të bëjë të mundur që ekonomia juaj të ndjejë një rritje të ndjeshme, ndërsa ndikimi i Afërditës në planin sentimental do të thotë sukses pas suksesi në eros.

 

Demi

Tashmë që në aspektin profesional keni fituar shumë terren nuk keni pse të pritni kohë më të mira, por futuni punës me të gjitha forcat. Merrni në konsideratë një ofertë të dikujt.

 

Binjakët

Marsi ndodhet tashmë në një orbitë nga ku duket se do të stimulojë agresivitetin, prandaj është mirë të mundoheni të ruani vetëkontrollin. Një përgjigje pozitive ju bën me fletë.

 

Gaforrja

Do të jeni edhe sot nën egidën e Marsit, prandaj ka shumë të ngjarë që në çdo përplasje të dilni fitimtarë. Vetëm në planin sentimental do  të jeni disi nën mundësitë tuaja.

 

Luani

Ndryshimi in atmosferës, që natyrisht vjen nga ndryshimi qoftë edhe i përkohshëm i ambientit do të ketë vlera të pallogaritshme për rikuperimin psikofizik. E ç’prisni akoma?

 

Virgjëresha

Është dobësuar ndjeshëm ndikimi i Merkurit e Marsit, të cilët kanë sjellë jo pak probleme për ju gjatë javës, ndërsa Afërdita  nga ana tjetër duket se është bërë më “dashamirëse”.

 

Peshorja

Do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri shumë pozitiv, i cili do të stimulojë ndjeshëm komunikueshmërinë tuaj, që do të jetë çelësi i artë për të hapur shumë “porta”. Mirë shëndeti.

 

Akrepi

 

Tashmë si Mërkuri ashtu edhe Afërdita janë larguar plotësisht nga orbita e “gabuar” dhe duket se tashmë momenti është bërë akoma më interesant, pas afrimit të dyshes Uran-Saturn.

 

Shigjetari

Mund të jetë e papritur për ju, por edhe sot që ndoshta pretendonit për një ditë të qetë, do t’ju duhet të përballeni me një përplasje të paparashikuar. Por mbrëmja pritet interesante.

 

Bricjapi

Vazhdon të jetë mjaft pozitive orbita aktuale e Marsit e, deri diku edhe e Uranit, por kujdes, sepse një hap i gabuar i juaji (jeni shumë emotivë) mund të bëjë të përmbysni gjithçka.

 

Ujori

Mos shisni lëkurën para se të vrisni ariun, kjo është këshilla më e mirë që mund t’ju jepet në një ditë të tillë ku euforia e stimuluar nga Hëna, mund të bëjë të bëni ndonjë “marrëzi”.

 

Peshqit

Duhet të bëni përpjekje të mëdha për të ruajtur qetësinë, pasi është Marsi ai që me “hijen” e tij të rëndë, jua errëson gjykimin. Mbrëmja pritet të jetë e kthjellët dhe romantike.

August 21, 2018 03:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*