Horoskopi, 21 janar 2018

January 21, 2018 01:46

Horoskopi, 21 janar 2018

Dashi
Kuadri yjor paraqitet i tillë që juve ju duhet të qëndroni edhe për pak kohë disi të tërhequr, para se të hidheni totalisht në sulm. Mundohuni që të kërkoni zgjidhje afatgjata për problemet tuaja.

Demi
Vazhdoni të jeni disi të tensionuar e në humor të ndryshueshëm, për shkak të ndikimit të vazhdueshëm negativ të Saturnit në shenjë. Afrimi i Afërditës duket se do të rikthejë kthjelltësinë në mendjen tuaj.

Binjakët
Në përgjithësi kuadri yjor është poztiv për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën egidën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të mos jenë edhe aq entuziasmuese.

Gaforrja
Yjet thonë se do të jeni shumë të prirur në drejtim të punës, por jeni shumë të vështirë përsa i përket raporteve ndërpersonale. Ndoshta është marsi që sot ju bën pak konfliktualë.

Luani
Në përgjithësi lëvizja e planetëve paraqitet disi e paqartë, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze hëne për t’u bërë pasionalë.

Virgjëresha
Pas një periudhe jo shumë pozitive në raportet ndërpersonale, ja tek rikthehet për ju ylli dashurisë, Afërdita, e cila duket se do të bëjë të ndryshojnë totalisht raportet në këtë aspekt. Mirë shëndeti.

Peshorja
Duke pasur pasrasysh se jeni nën ndikimin e një Marsi agresiv si rrallëherë, nuk mund të shpresohet edhe aq në një ditë të mirë. Megjithatë, në planin e biznesit duket se diçka do të arrini të bëni.

Akrepi
Për ju, pozicioni aktual i Mërkurit është nga më të favorshmit, pasi do t’ju japë një shtysë të pazakontë duke stimuluar aftësitë krijuese, ndërsa Afërdita ju bën më të afrueshëm me të tjerët.

Shigjetari
Me gjithë përpjekjet tuaja (aspak të vogla) për të qenë sa më i qetë dhe i sjellshëm me miqtë dhe sidomos me kolegët tuaj, nuk do të shpëtoni dot nervozizmit që ju kap hetrë pas herë, Faji i Hënës?

Bricjapi
Një ide e re, apo edhe një bashkëpunim i ri ne dikë do të bëjnë që puna të mos jetë edhe aq stresuese, përkundrazi. Duhet ta keni të qartë se sa më kompaktë të jeni aq më shumë suksese arrini.

Ujori
Ka disa kohë që ritmet e larta me të cilat tashmë duket se jeni mësuar nuk iu japin hapësirë për t’u çlodhur dhe për tu qetësuar. Ndoshta një “ikje” e përkohshme diku, larg telasheve ju bën mirë.

Peshqit
Edhe ju që i përkoni kësaj shenje do të keni në anën tuaj Afërditën, e cila do do t’ju qartësojë mendimet e veç kësaj, do të japë stimuj të shumtë edhe për fushën sentimentale. Shëndeti mirë.

January 21, 2018 01:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*