Horoskopi, 21 mars 2018

March 20, 2018 23:22

Horoskopi, 21 mars 2018

Dashi

Sot duhet të tregoheni të përmbajtur,pasi Afërditës në një pozicion jo të favorshëm për ju, i është bashkangjitur edhe një hënë “zevzeke”. Prisni të jenë të tjerët ata që sulmojnë të parët.

 

Demi

Sot “mikja”juaj e qiellit është Hëna, e cila do të mbështesë gjithçka në jetën tuaj private, në mënyrë të veçantë raportet me partnerin. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër, por interesant.

 

Binjakët

Duhet të bëni kujdes, se vërtet që kërkoni kohë për projektet tuaja, por keni bërë aq shumë premtime sa që tani nuk dini nga t’ia filloni. Ndoshta sot Mërkuri mund “t’ju ftillojë” për të gjetur fillin.

 

Gaforrja

Deri tani “të qëndruarit duarkryq” për disa kohë mund t’ju ketë vlejtur, por që sot ka ardhur momenti të shkundeni e të viheni në lëvizje. Marsi ju ndihmon  të rifitoni besimin në vetvete.

 

Luani

Marsi dhe Jupiteri vërtet që janë yjet tuaj të mirë, por duhet të bëni kujdes sepse stimujt e tyre janë të tillë që mund t’ju bëjnë të bieni në një lloj narcizizmi të dëmshëm. Mirë shëndeti.

 

Virgjeresha

Sot jo vetëm që nuk duhet të qëndroni të mbyllur në vetvete, por është mirë të qëndroni sa më pak në shtëpi. Marsi, me tensionet që sjell ju bën zevzekë dhe të padurueshëm për të tjerët.

 

Peshorja

Edhe sot duket se do të vazhdojë “mëria” e Afërditës me të lindurit e kësaj shenje, prandaj  ka shumë të ngjarë që të jenë pak të shoqërueshëm. Mundohuni të jeni të përpiktë në takime.

 

Akrepi

Eshtë Afërdita ylli që stimulon prirjet tuaja hedoniste dhe një gjendje e tillë shpirtërore do të reflektohet jo vetëm në raportet ndërpersonale, por edhe në rezultate shumë të mira në punë.

 

Shigjetari

Eshtë Mërkuri ai që mund “t’ju “sugjerojë” ndonjë ide gjeniale, por e keqja juaj (dhe kjo ka ndodhur jo rrallë) është se nuk dini ta ruani dhe jua “vjedhin” të tjerët. Interesant erosi.

 

Bricjapi

Duke qenë se (në sajë të yjeve të mirë) gjendja juaj ekonomiko-financiare bëhet më inkurajuese, edhe gjendja psiko-fizike sa vjen e bëhet më e mirë dhe ju më të kthjellët në mendime.

 

Ujori

Nëse punoni në një skuadër dhe, për aftësitë tuaja organizative ju zgjedhin për leader,  duhet ta pranoni këtë rol, por me kusht që ta përdorni me inteligjencë dhe pa keqpërdorur autoritetin.

 

Peshqit

Nëse e vini re se komunikimin me të tjerët e keni “çuditërisht: më të lehtë, mos u çuditni shumë sepse është harmonia e Afërditës dhe e hënës në shenjë që jua imponon. Mirë shëndeti.

March 20, 2018 23:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*