Horoskopi, 21 nëntor 2019

November 21, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 21 nëntor 2019

Dashi

Megjithëse është pranë fundi i javës, duket se stresi nuk iu ka lëshuar ende edhe pse gjërat duken më të lehta për ju. Në fakt dita e sotme do të vazhdojë të jetë pak e ngarkuar dhe kjo ju shton disi pesimizmin.

 

Demi

Atmosfera në përgjithësi nuk pëson ndryshime. Distancat planetare mund të bëhen të dukshme në pengesa të mëdha ose të vogla që nuk do t’ju lënë të qetë. Mundohuni të mos i dramatizoni gjërat.

 

Binjakët

Gjithnjë e më shumë në shkëlqim. Qielli juaj tashmë është shumë i pastër nga tranzicione të mundshme që mund të shkaktonin jo pak ngarkesa. Por fati juaj qëndron pikërisht në këtë harmoni planetare.

 

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta  që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

 

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më  të vendosur  dhe të sigurte në zgjedhjet që mund të bëni. Shëndeti shumë i mirë.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

 

Peshorja

Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajën dhe  shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

 

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të  rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

 

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj. Kujdes shpenzimet.

 

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes qëndron tuaj për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po shterojnë ose nuk po duken të mjaftueshme për një investim.

 

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky duket se është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

 

Peshqit

Parandjenjat tuaja  të herë pas hershme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

November 21, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*