Horoskopi, 21 nëntor 2020

November 20, 2020 23:52

Horoskopi, 21 nëntor 2020

Dashi
Megjithëse është fundi i javes, duket se stresi nuk iu ka lëshuar ende edhe pas disa ditëve në relaks. Në fakt dita e sotme do të vazhdojë të jetë pak e ngarkuar dhe kjo do t’u bëjë pak pesimistë.

Demi
Atmosfera në përgjithësi nuk pëson ndryshime. Distancat planetare mund të bëhen të dukshme në pengesa të mëdha ose të vogla që nuk do t’ju lënë të qetë. Mundohuni të mos i dramatizoni gjërat.

Binjakët
Gjithnjë e më shumë në shkëlqim. Qielli juaj tashmë është shumë i pastër nga tranzicione të mundshme që mund të shkaktonin jo pak ngarkesa. Por fati juaj qëndron pikërisht në këtë harmoni planetare.

Gaforrja
Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

Luani
Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.

Virgjëresha
Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

Peshorja
Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

Akrepi
Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

Shigjetari
Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke iu bërë të ndërgjegjshëm për të marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

Bricjapi
Në qendër të vëmendjes për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po shterrojnë ose nuk po japin rezultatin e duhur.

Ujori
Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar të gjitha shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

Peshqit
Parandjenjat tuaja të herë pas herëshme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

November 20, 2020 23:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim