Horoskopi, 22 gusht 2018

August 22, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 22 gusht 2018

Dashi

Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në drejtim të shpenzimeve, sepse Marsi dhe Afërdita ju stimulojnë pikërisht dëshirën për të shpenzuar vend e pa vend. Mund të realizohet një ëndërr e vjetër.

 

Demi

Nën një qiell ku orbita e planetëve të ndryshëm nuk janë aspak pozitive për ju, është më mirë të mbështetin në ato pak avantazhe që iu ofron Merkuri. Pse jeni kaq të padurueshëm?

 

Binjakët

Me shoqërinë që do të keni sot nga qielli (janë një numër yjesh që ju favorizojnë) nuk ka “ndeshje që të mos e fitoni”. Por kjo nuk do të thotë se duhet të jepeni totalisht pas lojërave të fatit.

 

Gaforrja

Ndoshta është një periudhë e përshtatshme, duke parë edhe situatën yjore, që të merreni më shumë me administrimin e asaj që keni arritur. Mos harroni së është një periudhë pushimesh.

 

Luani

Duhet të jeni të përgatitur për një ditë jo edhe aq të mirë, pasi më Afërditën dhe Marsin në “kontrast” me njëri tjetrin nuk mund të presësh asgjë pozitive. Përveç erosit që stimulohet nga Hëna.

 

Virgjëresha

Do të dëshironit që edhe sot të vazhdonit me ritmet e ditëve të kaluar në punë, aq më tepër që gjërat ju kanë ecur mirë, por yjet ju këshillojnë të tërhiqeni paksa. Merruni me erosin.

 

Peshorja

Parashikohet një pjesë e parë e ditës disi e turbullt e ndoshta edhe e mërzitshme, për shkak t të lëvizjes kaotike të planetëve në shenjë. Por gjithçka qartësohet dhe mbrëmja pritet të jetë e mirë.

 

Akrepi

Edhe ju që i përkisni kësaj shenje do të dëshironit të vazhdonit të mbyllnit të gjitha impenjimet në aspektin e punës, por është Hënë “shpërthyese” në shenjë që iu orienton drejt dashurisë.

 

Shigjetari

Për momentin do të vazhdoni të jeni edhe sot, në pjesën më të madhe të ditës të kontraktuar, pasi akoma keni “mbi kokë”  Marsin e “ngrysur”. Një lajm i ri mund t’ju shkundë nga plogështia.

 

Bricjapi

Ngaqë keni shumë angazhime e doni t’i mbyllni të gjitha, nuk vini re se dikush kërkon t’ju tërheqë vëmendjen për gjëra po aq të rëndësishme në planin sentimental. Dhe keni vërtet nevojë.

 

Ujori

Edhe sot do të keni probleme me pengesat jo të vogla që “stimulohen” jo pak nga Marsi e Afërdita në një “koalicion” qiellor kundër të gjithëve ju që i përkisni kësaj shenje. Ruani qetësinë shpirtërore.

 

Peshqit

Edhe pse mund të duket një ditë pa shumë ndryshime, pritet që në një moment të caktuar gjërat të marrin një kthesë të menjëhershme në favorin tuaj. Erosi le pak për të dëshiruar.

August 22, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*