Horoskopi, 22 shtator 2013

September 22, 2013 01:57

Horoskopi, 22 shtator 2013

Dashi

Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do të jeni në një ditë të mirë. Duhet
të sqaroni një herë e mirë disa mosmarrëveshje në raportet me dikë.

 

Demi

Yjet ju premtojnë ndryshime, ndërsa rrethanat do të jenë të tilla që mund t’ju krijohet mundësia për të  ndërmarrë veprime që do të shënojnë një kthesë rrënjësore në jetën tuaj.

 

Binjakët

Sa më shumë të ruani qetësinë, aq më shumë shanse do të keni për të dalë nga një situatë e vështirë pa shumë “humbje”  Hëna luhatëse në shenjë bën që humori juaj të jetë i alternueshëm.

 

Gaforrja

Sot duket se i merrni gjërat me filozofi dhe jeni të priur të pëlqeni çka është e thjeshtë e lehtë për të arritur, pa e vrarë shumë mendjen e, për më tepër, pa shpenzuar shumë energji.

 

Luani

Vitaliteti juaj duket se ka pësuar një rënie të lehtë dhe kjo për shkak të Merkurit dhe Marsit që janë në një orbitë jo shumë të favorshme. Nuk përjashtohen momente magjike në dashuri.

 

Virgjëresha

Me Uranin agresiv në shenjë sot do t’ju duhet të shpalosni gjithë forcën tuaj të vullnetit, për ti bërë ballë një dite shumë të lodhshme e stressuese. Mundohuni të krijoni situata relaxi për veten.

 

Peshorja

Me Marsin në “opozitë”  sigurisht që nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini objektivat tuaja, por mos harroni se zgjedhjet janë personale dhe pikërisht këtu duhet të tregoheni shumë të matur.

 

Akrepi

Qielli në përgjithësi duket i “qetë” dhe me gjithë ndonjë “vickël” të staelitit të tonë, Hënës, dita pritet të jetë shumë e mirë. “Era” e favorshme e Uranit bën që ta keni shumë më të lehtë të ecni në drejtimin që doni.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, sepse sot sot janë një sërë yjesh që e komplikojnë ecurinë e aktivitetit tuaj, ndërkohë që në planin sentimental sot do të jeni vërtet brilantë. Mund të fitoni një zemër të re.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e paqartë, sepse Dielli dhe Merkuri janë në disharmoni dhe në një pozicion aspak të favorshëm. Ju duhet shumë ndihma e një njeriu me peshë.

 

Ujori

Jeni disi në ankth dhe kjo mund të komprometojë në një farë mënyre punën tuaj, por mos u shqetësoni se “lajmet e mira” janë pas dere. Pjesa e dytë e ditës pritet të jetë me takime intensive në planin ndërpersonal.

 

Peshqit

Me hyrjen në shenjë të Uranit të favorshëm duhet të bëni përpjekjet makismale për të dalë nga një qerthull që ju lidh me të kaluarën e afërt.. Nga ana tjetër, Marsi ju ofron energji për të përballuar ngarkesat emocionale.

September 22, 2013 01:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim