Horoskopi, 22 shtator 2016

September 22, 2016 00:01

Horoskopi, 22 shtator 2016

Dashi

Mbështetja që keni nga shumë yje sot do të jetë një arsye më shumë për të qenë aktive, por edhe një herë ju sugjerohet të mos prisni vetëm ndihmën e qiellit. Duhet më shumë besim në vetvete.

 

Demi

Edhe pse mezi prisni të arrini frytet e punës suaj (ndoshta të një investimi) Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim tjetër, për të cilin në fakt keni shumë nevojë. Kujdes me shpenzimet.

 

Binjakët

Është një periudhë e mirë, pavarësisht pengesave aty- këtu, që janë lehtësisht të kapërcyeshme, ju do të arrini rezultate pozitive. Hëna sot duket se ndikon negativisht duke zbehur erosin tuaj.

 

 

Gaforrja

Kujdes, sepse sot mund të jepeni shumë pas përfitimeve në planin ekonomik, gjë që ka mundësi të ndodhë, e të lini pas dore problemet në fushën e ndjenjave. Një lajm i ri do t’ju gëzojë.

 

Luani

Do të jeni të asistuar nga Marsi, Jupiteri dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për iniciativa në të gjitha fushat e jetës. Humori duket disi i alternuar për shkak të ndryshimit të hënës.

 

 

Virgjëresha

Janë pikërisht orbitat në kontrast të disa planetëve që ju bëjnë edhe më kontradiktore me të tjerët, e në raste të caktuara edhe me veten tuaj. Më shumë duhet të bëni për raportet me partnerin.

 

Peshorja

Janë një mori planetesh që krijojnë një kuadër yjor mjaft favorizues për ju, duke pasur në plan të parë mbështetjen e Saturnit. A nuk ju duket se po e teproni pak me egon tuaj për të dalë mbi të gjithë?

 

Akrepi

Nuk ka pse të kërkoni kohë, të prisni, apo të druani nëse dikush ju propozon një punë të re, pasi keni shumë dashamirës që do t’ju ndihmojnë që gjithçka të jetë më e lehtë. Erosi mjaft pozitiv.

 

Shigjetari

Merkuri në shenjë është në një pozicion shumë të mirë dhe sot nuk do ta keni aq të vështirë për të arritur një objektiv. Vështirësia qëndron në faktin se nuk dini të pritni të duroni.

 

Bricjapi

Është Merkuri që sot favorizon në mënyrë të veçantë sektorin e krijueshmërisë, punës dhe të ekonomisë. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.

 

Ujori

Fusha sentimentale pritet të jetë shumë pozitive për shkak të situatës së favorshme në këtë periudhë ku Afërdita është në kulmin e vet. Edhe sektori ekonomik duket se është në ngjitje.

 

Peshqit

Më një ditë jo edhe aq të mirë bëni kujdes, sepse sot jo vetëm që nuk do të keni mbështetjen e yjeve, por janë edhe ata që ju rrethojnë që do t’ju nxjerrin jo pak pengesa. Mirë fusha sentimentale.

September 22, 2016 00:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*