Horoskopi, 23 dhjetor 2017

December 23, 2017 00:12

Horoskopi, 23 dhjetor 2017

Dashi

Merkuri në një orbitë ndriçuese në shenjën tuaj sot do të bëjë që të shihni edhe anët më të errëta të njërzve që ju rrethojë. Mjaft e favorshme edhe Afërdita, që stimulon erosin.

 

Demi

Sot java futet në një periudhë mjaft intensive për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi duhet të mbyllni të gjitha proceset që i takojnë këtij viti. Jeni disi konfuzë.

 

Binjakët

Do të ndjeheni shumë të gjallëruar, pasi Merkuri në shenjë ju sjell stimuj të tjerë, aq të nevojshëm në një moment plot tension për ju. Një traktativë duket se po fillon të japë rezultate.

 

Gaforrja

Pozicioni i pafavorshëm i Hënës dhe Marsit në shenjë do të bëjë që sot ta keni vërtet të vështirë të arrrini objektivat që i keni vënë vetes. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

 

Luani

Do të vazhdojë edhe sot tranziti i Marsit në shenjën tuaj, prandaj do të jeni të elektrizuar (edhe elektrizues) në momente të caktuara në raportet ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Virgjëresha

Eshtë një javë në dukje e qetë, por tensionet dhe “përplasjet” janë prapa derës. Eshtë mirë që një çështje personale ta sistemoni para se të fillojë “furtuna” se pastaj nuk do të keni kohë.

 

Peshorja

Me Diellin dhe Merkurin në shenjë parashikohet vërtet një ditë mjaft e këndshme. Por duhet të tregoni shumë kujdes sepse ka të ngjarë të harroni gjëra shumë të rëndësishme për ju.

 

Akrepi

Me mbarimin e këtij viti, duket se edhe telashet tuaja do të marrin fund, pasi shenja juaj sot do të jetë nën dominimin e plotë të Afërditës dhe Marsit shumë pozitivë. Sa pasionalë në dashuri!

 

Shigjetari

Planet janë rrjeshtuar në anën tuaj dhe “ndihmën” e tyre do ta keni gjatë gjithë ditës, por ajo nuk vlen nëse ju vazhdoni t’i ndërlikoni vetë problemet me qëndrime të pakuptimta.

 

Bricjapi

Dëshironi të bëni shumë, por kur i keni duart e lidhura, jo vetëm që nuk arrini asgjë, por edhe shpirtërisht ndjeheni keq. Duhet pritur një rast më i mirë për të vënë në jetë idetë tuaja.

 

Ujori

Në shumë pikëpamje jo vetëm dita, por ndoshta e gjithë java pritet të jetë shumë pozitive për ju që i përkisni kësaj shenje. Ju ofrohet një kontratë e re, të cilën duhet ta studioni me kujdes.

 

Peshqit

Jeni zhytur në rutinën e përditshme dhe as që mundoheni të ngrini kokën e të shihni ç’bëhet përreth. Afërdita në shenjë shumë hijeshi prandaj shihni pak edhe në aspektin afektiv.

December 23, 2017 00:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*