Horoskopi, 23 gusht 2014

August 23, 2014 00:59

Horoskopi, 23 gusht 2014

Dashi

Sot Hëna në shenjë duket shumë aktive, duke zgjuar te ju një romantizëm ndoshta të fashitur prej kohësh, por edhe duke ju shkundur nga një farë plogështie. Pritet fundjavë intersante.

 

Demi

Në përgjithësi kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është pozitiv në shumë aspekte. Fundjava mund të jetë një rast shumë i mirë për të përmirësuar raportet me dikë.

 

Binjakët

Nuk është momenti të ankoheni e as të hiqni dorë që në pengesat e para që ju janë shfaqur. Fusha profesionale e sukseshme, ndërkohë që në planin sentimental ka shumë për të bërë

 

Gaforrja

Preferoni gjërat e komplikuara dhe të vështira më mirë se të ndjeheni të „mëshiruar”  nga dikush që ju ofron zgjidhje më të thjeshta. Eshtë një fundjavë për t’ u marrë me qetësi.

 

Luani

Edhe pse parashikohet një fundjavë e qetë, jeni ju ata që me shpirtin e aventurës mund ta bëni të trazuar. Në planin afektiv nuk e keni shokun, por në atë ekonomik jeni në vështirësi..

 

Virgjëresha

Ka nga ata që shpenzojnë shumë (energji dhe para) për të arritur qëllimin, ndërsa ju jeni nga ata që shpenzoni vetëm kur jeni të bindur se qëllimi e justifikon. Fundjavë pasionale.

 

Peshorja

Eshtë Hëna sërish ajo që ju bën pak, nervozë, pak pretenciozë, pak fodullë e pak gënjeshtarë, por ama pa i kaluar caqet. Fundjava pritet e qetë, por duhet të tregoni më shumë arsye.

 

Akrepi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, fundjava pritet të jetë mjaft pozitive, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni në raportet me dikë. Më objektivë në gjykim.

 

Shigjetari

Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, pasi dikush përpiqet t’jua hedhë në një bisedë a ndonjë pazarllëk që ka të bëjë me punën tuaj. Fundjava interesante me partnerin.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet premtojnë për një ditë dhe një fundjavë të mirë në përgjithësi. E vetmja gjë që ku duhet të tregoni kujdes është sfera ekonomike. Shpenzoni shumë.

 

Ujori

Afërdita mjaft aktive në shenjë bën të fryjë fort era e dashurisë dhe e ndjenjave të bukura në përgjithësi. Mundohuni të përfitoni nga ky rast për të kaluar një fundjavë të paharrueshme.

 

Peshqit

Përpiquni të mbyllni të gjitha problemet që kanë të bëjnë me punën dhe kushtojani të gjithë fundjavën fushës sentimentale. Mund të forconi një lidhje të re në këtë aspekt.

August 23, 2014 00:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*