Horoskopi, 23 janar 2019

January 23, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 23 janar 2019

Dashi

Jeni konfuzë dhe disi të çorientuar, prandaj është më mirë të qëndroni në pritje deri sa të vijë moment i duhur. Matuni mire para se të ndërmerrni ndonjë veprim të nxituar. Kujdes shpenzimet.

 

Demi

Në përgjithësi sot pritet një ditë e mirë, por kujdes, sepse nëse nuk merrni masa të zgjidhni problemet e vogla, rrezikoni të humbni diçka për të cilën do t’ju vijë shumë keq. Mirë dashuria.

 

Binjakët

Në përgjithësi kuadri yjor i juaj është pozitiv, ndonëse në momente të caktuara Marsi mund të sjellë momente pasigurie. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin, por kujdes raportet familjare.

 

Gaforrja

Sot mjaftojnë pak fjalë e shumë punë nëse doni të realizoni objektivat tuaja. Nuk duhet të druheni nga ata që ju kundërshtojnë, por nga ata që ju thurin lavde. Më të hapur ndaj partnerit.

 

Luani

Parashikohet një ditë më shumë e ngjeshur dhe me probleme si në aspektin profesional ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Një problem i vjetër duket se rishfaqet e ju prish planet.

 

Virgjëresha

Sot Hëna nga njëra anë dhe  Afërdita nga ana tjetër duket se do të jenë mbështetësit tuaj prandaj pritet një ditë përgjithësisht pozitive. Nganjëherë ia vlen të dëgjohet zëri i zemrës e jo ai i arsyes.

 

Peshorja

Me Marsin në shenjë i cili sot duket se do të nxjerrë në pah gjithë forcën e karakterit tuaj nuk keni pse të tërhiqeni, përkundrazi, këmbëngulni tek e juaja. Mirë shëndeti.

 

Akrepi

 

Keni muaj të tërë kohë që planifikoni të bëni diçka dhe duket se po e humbni durimin, por ju mungon guximi ndoshta për të hedhur hapin që duhet. Hëna sot iu bën sentimentalë.

 

Shigjetari

Duhet të mendoni më shumë për t’i dhënë fund një situate të ndërlikuar e që më së shumti ju ka dëmtuar ju. Merruni pak më shumë me problemet tuaja të brendshme para se të jetë vonë.

 

 

Bricjapi

Janë një mori yjesh që janë në anën tuaj, por jeni shumë konfuzë e nuk dini nga t’ia filloni më parë. Nuk përjashtohet mundësia e në njohjeje të re në planin sentimental.

 

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht  e mirë, prandaj tregohuni aktive e mos pritni t’ju vijnë gjërat nga qielli sepse duhet të jeni ju protagonistë. Afërdita në një orbitë favorizuese stimulon erosin.

 

Peshqit

Sot, në sajë të një kuadri yjor  shumë pozitiv, mundësitë tuaja për të arritur objektivat e dëshiruara janë të mëdha, por edhe impenjimi juaj duhet të jetë atje ku duhet. Mirë dashuria.

January 23, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*