Horoskopi, 23 maj 2018

May 23, 2018 03:31

Horoskopi, 23 maj 2018

Dashi

Do ta keni vërtet të vështirë të mbani ritmet tuaja të zakonshme, edhe pse Mërkuri ju favorizon në këtë aspekt. Ndoshta është mirë që të merreni me gjërat që i keni lënë prej kohësh pas dore.

 

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin e aktivitetit tuaj, sidomos për ata që merren me biznes. Hëna në shenjë ju bën paksa melankolikë.

 

Binjakët

Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes sepse e keni tepruar me shpenzimet.

 

Gaforrja

Duke pasur parasysh kuadrin yjor, pritet të jetë një ditë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Do të jenë Mërkuri dhe Marsi pozitivë ata që do tju mbështesin në planin sentimental.

 

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi shpesh  irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

 

Virgjëresha

Me kalimin e kohës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që shtë melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.

 

Peshorja

Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pasdite ka të ngjarë të bëheni të papërmbajtshëm.

 

Akrepi

Mërkuri dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

 

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të komplikuar edhe gjërat më të parëndësishme.

 

Bricjapi

Me këtë prag vere duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

 

Ujori

Me pak impenjim mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

 

Peshqit

Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja. Sidomos në planin sentimental, ku jeni në një fazë jo pozitive.

May 23, 2018 03:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*