Horoskopi, 23 maj 2020

May 23, 2020 00:11

Horoskopi, 23 maj 2020

Dashi
Do ta keni vërtet të vështirë të mbani ritmet tuaja të zakonshme, edhe pse Mërkuri ju favorizon në këtë aspekt. Ndoshta është mirë që të merreni me gjërat që i keni lënë prej kohësh pas dore.

Demi
Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin e aktivitetit tuaj, sidomos për ata që merren me biznes. Hëna në shenjë ju bën paksa melankolikë.

Binjakët
Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes sepse e keni tepruar me shpenzimet.

Gaforrja
Duke pasur parasysh kuadrin yjor, pritet të jetë një ditë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Do të jenë Mërkuri dhe Marsi pozitivë ata që do t’ju mbështesin në planin sentimental.

Luani
Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi shpesh irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

Virgjëresha
Me kalimin e kohës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.

Peshorja
Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pas dite ka të ngjarë të bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi
Mërkuri dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari
Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomtë dhe jo edhe aq të komplikuar, por kohët e fundit seç keni një prirje për të komplikuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi
Me këtë prag vere duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori
Me pak impenjim mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hënna “kapriçoze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit
Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja. Sidomos në planin sentimental, ku jeni në një fazë jo pozitive.

May 23, 2020 00:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim