Horoskopi, 23 mars 2016

March 23, 2016 02:18

Horoskopi, 23 mars 2016

Dashi

Nuk kini pse të hezitoni më për të paraqitur një ide apo një propozim tuajin, pasi tani është momenti më i përshtatshëm për ta bërë këtë. Tensioni në raportet me partnerin duhet evituar.

 

Demi

Përgatitja juaj e kënaqshme dhe gjakftohtësia do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur lehtësisht një çështje disi të ndërlikuar, ndërsa në planin sentimental do të jeni në në pozicion të favorshëm.

 

Binjakët

Në plan të parë për ju sot do të jetë puna e kjo në kuadrin e një investimi që nuk pret më shtyrje të kota në kohë. Hëna në shenjë ju bën pasionalë dhe ju stimulon intuitën.

 

Gaforrja

Sot do të jen në një panoramë zodiakale jo edhe aq të favorshme, e cila mund t’ju shoqërojë edhe për pak kohë, por kjo nuk do të thotë se duhet të tërhiqeni nga një aktivitet. Mirë erosi.

 

Luani

Sot pritet një do një ditë mjaft interesante dhe, pse jo, mjaft e bukur për ju që keni filluar një raport të ri. Megjithëse ju këshillohet të mblidhni paksa dorën, një shpenzim me vend nuk ju dëmton.

 

Virgjëresha

Jupiteri në shenjë sot ju bën shumë selektivë në zgjedhjet që do të bëni dhe falë një përvoje të mirë në punë do të arrini suksesin edhe në situata jo shumë të favorshme.

 

Peshorja

Me Hënën “e errët” mbi kokë nuk do t’ju eci aq shumë në planin sentimental, por do të jeni shumë të favorizuar në një trataktivë të rëndësishme për ju. Më të prerë në lidhje me një gjykim.

 

Akrepi

Të jesh nën egidën e Afërditës në një moment delikat në aspektin e raporteve ndërpersonale është vërtet shumë pozitive, pasi do ta keni më të lehtë për ta përballuar.

 

Shigjetari

Dita juaj, në sensin e aktivitetit sa vjen e bëhet më intensive dhe kjo, kryesisht falë një Marsi të “vrullshëm” që duket se ju “sjell në vete”. Mundohuni të evitoni “përplasjen” me një rival.

 

Bricjapi

Një ditë aktive mund të bëjë që sot t’i largoheni një gjendjeje amullie në të cilën keni rënë e t’i përvisheni punës pa humbur kohë. Në planin sentimental do të keni “asistencën” e Afërditës.

 

Ujori

Nuk është edhe aq të vështirë të bëni një zgjedhje sot, por problemi juaj është se vazhdoni të qëndroni në pozita pritëse, as sa në fund pastaj alternativat bëhen shumë e ju nuk vendosni dot.

 

Peshqit

Zbehja e ndikimit të Marsit duket se korrespondon me fillimin e një periudhe plot impenjime dhe i papërballueshëm prej shumë prej jush. Krejt tjetër paraqitet fusha sentimentale, ku jeni të favorizuar.

March 23, 2016 02:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*