Horoskopi, 23 prill 2015

April 23, 2015 01:05

Horoskopi, 23 prill 2015

Dashi

Nuk do të jetë edhe aq e lehtë të merreni njëkohësisht me problemet tuaja private apo familjare dhe me impenjimet profesionale, për shkak të gjendjes konfuze në të cilën do të ndodheni sot.

 

Demi

Sot do të jeni në një ditë vërtet të mirë dhe Jupiteri mëse pozitiv në shenjën tuaj ushqen fantazinë dhe intuitën  tuaj në nivelet të shkëlqyera, duke ju lejuar kështu impenjime të reja në punë.

 

Binjakët

Mërkuri do të mbikëqyr shenjën tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe, e cila mund të jetë plot kontakte të reja për t’u shfrytëzuar pa hezitimin më të vogël  dhe kjo nuk vlen vetëm për punën.

 

Gaforrja

Mund të merrni shumë propozime që  mund t’ju vijnë nga të gjitha anët, por nuk duhet të nxitoheni. Marsi dhe Mërkuri e largojnë disi perspektivën e realizimit dhe konkretizimit të tyre.

 

Luani

Raportet me të tjerët kërkojnë të tregoheni shumë të matur dhe të operoni me shumë takt në takime të ndryshme. Krahas kësaj duhet të mos lini pas dore edhe aspektin ekonomik të jetës.

 

Virgjëresha

Është dashuria dhe pasioni që do të jenë edhe ”katalizatorët” e jetës suaj gjatë kësaj periudhe plot stres e impenjime. Saturni ju ndihmon të kapërceni me lehtësi pengesat në aspektin profesional.

 

Peshorja

Situata falë yjeve do të bëhet më e favorshme në aspektin sentimental duke ju dhuruar dashuri dhe harmoni. Por duhet të keni pak kujdes në anën profesionale që është zbehur disi për shkak të një qetësie relative.

 

Akrepi

Dita e sotme ka shumë të ngjarë të jetë vërtet e shkëlqyer në shumë drejtime dhe do të arrini të përmbushni çdo impenjim të lënë pas dore. Megjithatë, se rrudhni pak dorën në shpenzime nuk bëni keq.

 

Shigjetari

Sot duhet të bëni kujdes, pasi nuk është aspak momenti i duhur për të bërë zgjedhje sepse një mendim i nxituar mund t’ju kushtojë shumë dhe një hap i pavlerësuar mirë mund t’ju çojë vetëm mbrapa.

 

Bricjapi

Metodat e përdorura deri tani kanë funksionuar dhe janë të vlefshme edhe në situatat delikate në jetën e çiftit. Mundohuni të tregoheni më tolerantë me partnerin pa iu imponuar në dëshira.

 

Ujori

Jo të gjitha problemet që keni do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, është mirë të vlerësoni me shumë qetësi situatën dhe pastaj të veproni. Energjia në dashuri ju vjen nga një Hënë shumë aktive.

 

Peshqit

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, duket se është Hëna ylli mbështetës në shumë aspekte. Ju duhet më shumë maturi në gjykimet dhe mendimet që duhet të jepni për një projekt të rëndësishëm.

April 23, 2015 01:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*