Horoskopi, 23 prill 2018

April 23, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 23 prill 2018

Dashi
Duket se problemet e vockla që hasni thuajse çdo ditë sa vijnë e zbehen, e kjo do të bëjë që të ndiheni më mirë në aspektin psikologjik. Interesante pritet të jetë edhe fusha sentimentale në mbrëmje.

Demi
Në drejtim të raporteve ndërpersonale, duhet të jeni më të qartë dhe në mënyrë të veçantë në raportet me partnerin. Mundohuni të jeni më përqendruar në punë dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Binjakët
Hëna dhe Saturni ju stimulojnë të ndërmerrni iniciativa të reja që do t’ju sjellin kënaqësi në planin profesional. Është për t’u vënë në dukje edhe aftësia juaj bindëse, e cila do të japë rezultatet e duhura.
Gaforrja
Kuadri yjor sot do të jetë jo shumë i favorshëm për ju, megjithatë mos u dëshpëroni sepse kjo do të jetë e përkohshme. Një mbrëmje e këndshme me miqtë do të ishte një ide e shkëlqyer.

Luani
Duket se tani po ndjeni efektet pozitive atje ku keni investuar më shumë, në profesionin tuaj dhe tashmë kënaqësia është legjitime. Kushtojini pak më shumë kohë edhe partnerit e familjes tuaj.

Virgjëresha
Krijimtaria juaj sot falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Mërkurit në shenjë, do të jetë vërtet në një shkallë shumë të lartë, por ju duhet edhe mbështetje. Disi të tërhequr në raportet me të tjerët

Peshorja
Tashmë duket se e keni kuptuar se është koha të shihni pak edhe nga vetja juaj, pasi edhe vetë e ndjeni që jeni si të lënë pas dore. Hëna në këndvështrim pozitiv sot ju bën sentimentalë e melankolikë

Shigjetari
Duket se ana sentimentale, me konkretisht dashuria, pritet të jetë në plan të parë, ndoshta sepse keni qenë shumë të dhënë pas punës. Një mesazh që ju vjen mund t’ju fusë në mendime, por është pozitiv.

Bricjapi
Hëna dhe Afërdita në shenjë mund të vënë në presion të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dhjetëditëshit të tretë. Nuk ka asgjë shqetësuese, por ama duhet të tregoheni shumë më aktivë.

Ujori
Mërkuri nuk është në harmoni me shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që kanë punë krijuese, megjithatë do të jenë kalimtare. Ndërsa jeni shumë të vlerësuar në punë, në dashuri ndodh ndryshe.

Peshqit
Një marrëdhënie e papritur me dikë mund t’ju bezdisë disi, por shumë shpejt do të konstatoni se do të keni jo pak përfitime nga kjo. Në mbrëmje një surprizë e këndshme do t’ju sjellë kënaqësi.

April 23, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*