Horoskopi, 23 shkurt 2020

February 23, 2020 03:07

Horoskopi, 23 shkurt 2020

Dashi
Forma psikofizike jo edhe aq e mirë e juaja mund t’jua kushtëzojë shumë ditën e sotme dhe t’jua shtojë stresin. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

Demi
Ndoshta do t’ju duhet t’i lini mënjanë një punë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një impenjim të papritur që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Binjakët
Protagonistë në shenjën tuaj do të jenë Merkuri dhe ylli i dashurisë, Afërdita, gjë që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Gaforrja
Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

Luani
Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.

Virgjëresha
Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

Peshorja
Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

Akrepi
Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

Shigjetari
Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë ne kohen e duhur vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

Bricjapi
Në qendër të vëmendjes qëndron tuaj për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po shterojnë ose nuk po japin rezultatin e duhur.

Ujori
Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që mund t’ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

Peshqit
Parandjenjat tuaja të herë pas hershme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

February 23, 2020 03:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*