Horoskopi, 23 shtator 2018

September 23, 2018 03:05

Horoskopi, 23 shtator 2018

Dashi

Janë shumë planetë që lëvizin me shpejtësi në shenjën tuaj, duke iu imponuar një ritëm shumë të lartë e kjo ka anën pozitive sepse bën mirë të jeni gjithmonë një hapa para të tjerëve.

 

Demi

Pas një periudhe me shumë peripeci dhe “kontraste” , orbita e ëmbël e Hënës duket se të veprojë si një balsam çudibërës sepse si me magji do t’ju çlirojë nga stres-i.

 

Binjakët

Me gjithë ndikimin negativ që ka Merkuri, i cili është edhe ylli juaj, në përgjithësi shenja juaj do të dominohet nga ndikimi pozitiv e i fuqishëm i dyshes Marsit-Afërditë. Mirë shëndeti.

 

Gaforrja

Një ditë plot kontraste dhe kontradikta, por ja ku duket në horizont planeti juaj, Urani, i cili me “peshën” e tij të rëndë do të ndikojë që të lëmohen të gjitha ashpërsitë që le Hëna.

 

Luani

Meqenëse Merkuri e ka braktisur shenjën tuaj për t’ia lënë vendin një Marsi më agresiv se kurrë, dita për ju sot do të jetë mjaft impenjative, por nga ana tjetër do të ketë shumë stres.

 

Virgjëresha

Sot ka shumë të ngjarë që të ndjeheni të lodhur, apatikë pa u ngritur mirë nga krevati dhe kjo sepse Merkuri është vendosur në një kënd nga ku lëviz me shumë plogështi. Mirë dashuria.

 

Peshorja

Mosmarrëveshje të vogla por thuajse shumë të shpeshta me të tjerët (ndoshta edhe me njerëzit më të afërt) vijnë për shkak “përplasjes” në shenjë ndërmjet Saturnit dhe Jupiterit.

 

Akrepi

Është një periudhë disa ditore që përshkohet nga një vorbull plot ngjarje të ndryshme, të cilat, veç të tjerave kërkojnë në radhë të parë shumë energji dhe forcë. Por ama edhe maturi.

 

Shigjetari

Kontrasti në shenjë ndërmjet Marsit, Jupiterit dhe deri diku edhe Afërditës, do të jenë shumë të favorshme për ju, pasi do t’ju japin shumë gjallëri dhe shumë fantazi njëkohësisht. Kujdes shpenzimet.

 

Bricjapi

Merkuri sot është një aleat i vlefshëm për shumë nga ju, pasi do t’ju mbështesë pikërisht në sektorin ku aktualisht keni më shumë nevojë, siç është aspekti ekonomik. Interesant edhe erosi.

 

Ujori

Edhe për ju janë një mori planetësh që “qarkullojnë” pa asnjë lloj kontrasti ndërmjet tyre, që të mund të reflektohet edhe në jetën tuaj. E vetmja pengesë për punën tuaj, jeni ju vetë.

 

Peshqit

Efekti i Merkurit e pjesërisht edhe i Hënës, bëjnë që sot të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme në punë, ndërsa nga ana tjetër, të jeni edhe më të kthjellët në gjykimin e problemeve. Kujdes në raportet ndërpersonale.

September 23, 2018 03:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*