Horoskopi, 23 tetor 2019

October 23, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 23 tetor 2019

Dashi

Me mbështetjen e Hënës dhe Uranit në një orbitë të favorshme, gjithçka do t’ju duket e lehtë, por nuk duhet të krijoni iluzione. Një takim i papritur shënon një kthesë në fushën sentimentale.

 

Demi

Është momenti të tregoheni të vëmendshëm për të përfituar nga një kuadër yjor i favorshëm, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe shanset për të treguar se sa vleni në aspektin profesional.

 

Binjakët

Një qiell vërtet i mirë, duke pasur parasysh yjet pozitivë, prandaj edhe mundësitë e rastet e mira nuk do t’ju mungojnë gjatë gjithë ditës. Këmbëngulja mund të jetë një faktor i rëndësishëm.

 

Gaforrja

Marsi është në një pozicion të favorshëm për ju, por nga ana tjetër Hëna që mund të prishë ekuilibrat dhe mund ta komplikojë shumë fushën sentimentale. Kujdes me shpenzimet.

 

Luani

Sot mund të jetë një ditë mjaft intensive dhe ka të ngjarë që të mos konkludoni dot në të gjitha drejtimet. Sidoqoftë, mbrëmja e sotme mund të jetë mjaft interesante në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Hyrja e Merkurit në shenjë do të bëjë që të lindurit e kësaj shenje të jenë plot fantazi, çka do t’i bëjë shumë tërheqës në sytë e të tjerëve. Pritet një ditë vërtet e bukur.

 

Peshorja

Në një kuadër yjor të tillë të lindurit e kësaj shenje mund ta konsiderojnë veten vërtet me fat, sidomos pas hyrjes së Afërditës, që duket se ju mbush plot dashuri e pasione, duke e bërë mbrëmjen interesante.

 

Akrepi

Dita e sotme, me ndonjë përjashtim të vogël pritet të jetë përgjithësisht e mirë edhe pse nga hezitimi që tregoni shpesh mundtë humbni një rast të mirë. Mbrëmja e qetë por me shpenzime.

 

Shigjetari

Shumë probleme të bartura nga ditët e shkuara ju kanë stressuar në atë pikë sa ju vjen që t’i lini e të mos e vrisni mendjen shumë për to. Mbase është më mirë të mendoni për te ardhmen.

 

Bricjapi

Marsi ju bën të vrullshëm dhe plot dëshirë e vullnet për të punuar, por ka ardhur moment qe duhet të mendoni më shumë për të pushuar. Afërdita ndez pasione të reja në dashuri.

 

Ujori

Lëvizjet e planetëve të mirë në shenjë janë stimuluese në shumë drejtime, por ajo që ndikon drejtpërdrejt në gjendjen tuaj shpirtërore do të jetë Hëna pozitive. Mbrëmja pritet të jetë shumë intensive.

 

Peshqit

Kuadri yjor është disi i “trazuar” e kjo bën që pjesa më e madhe e të lindurve të kësaj shenje të jenë konfuzë e ndoshta edhe disi apatikë. Megjithatë, është një periudhë ripërtëritëse.

October 23, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*