Horoskopi, 24 gusht 2014

August 24, 2014 01:59

Horoskopi, 24 gusht 2014

Dashi

Mbështjeta që keni nga njerëz të rëndësishëm dhe besimi në vetvete do  t’ju ndihmojë në marrjen e një vendimi që mund të përcaktojë përfundimisht pozitën tuaj. Por duhet të tregoni edhe aftësitë tuaja

 

Demi

Tashumë duke se jeni vërtet shumë pranë realizimit të pikësynimeve dhe qëllimeve tuaja si në sferën e studimit ashtu edhe në atë afektive. Me sa duket suksesi juaj është i garantuar.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e mirë dhe mjaft frutdhënëse që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mundësi më tepër për arritjet tuaja.

 

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë vazhdimisht në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta  pë ju, e që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale. Më e qetë  dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

 

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më  të vendosur  dhe të sigurtë në zgjedhjet tuaja. Duhet të dini të përfitoni. Shëndeti shumë i mirë.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planeteve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

 

Peshorja

Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe  shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

 

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të  rëndësishme nga ana profesionale  dhe pikërisht kjo ndihmë do d’ju bëjë të pathyeshëm. Mirë dashuria

 

Shigjetari

Hëna në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj. Bëni kujdes me financat

 

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes tuaj sot do të jenë raportet me njerëzit e në mënyrë të veçantë ato me të afërmit dhe miqtë. Nuk duhet të mërziteni nëse masat që merrni duket se nuk po japin rezultatin e duhur.

 

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat tuaja duket se  janë në rritje.

 

Peshqit

Parandjenjat tuaja  të herë pas herëshme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur anën tuaj “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

August 24, 2014 01:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*