Horoskopi, 24 janar 2020

January 24, 2020 01:13

Horoskopi, 24 janar 2020

Dashi

Dashuria ju krijon disa problem këtë periudhë,si pasoje Venusit ne shenjë . Mos ekzagjeroni me dyshimet tuaja sepse nuk do t’ju çojnë gjëkundi. Ruani qetësinë,dhe lëreni harmoninë të hyjë spontanisht ne marrëdhënien në çift.

 

Demi

Prania e Hënës te peshqit ju lejon të jetoni momente magjike dhe shumë romantike me partnerit tuaj . Kjo gjë do të reflektohet dhe në fytyrën tuaj dhe do t’ju bëjë të dukeni më bukur. Do të jeni të mirëpritur në festa të ndryshme.

 

Binjakët

Tensioni shtohet në mënyrë të rrezikshme brenda jush. Ndikimet e Hënës dhe Mërkurit te shigjetari, do t’ju bëjnë të shpërtheni në nervozizëm .Ruani vetëkontrollin sepse të acaruarit nuk do t’ju sjellë asnjë të mirë.

 

Gaforrja

Momente të bukura dhe romantike janë të rezervuara për ju,falë prezencës së Hënës në shenjën mike të peshqve. Lëreni veten t’ju marrë entuziazmi dhe ndiqni instinktet tuaja. Për një herë në jetën tuaj mos jeni dyshues por shijoni momentin .

 

Luani

Të gjithë duken sikur shohin detajet tek ju . Ndiheni nën shënjestër. Fajin për këtë e ka Neptuni që ndodhet në shenjen e Ujorit. Për pasojë do të jeni pak të shpërqendruar. Kujdes detajet që ju duken të pallogaritshme.

 

Virgjëresha

Prania e Hënës te peshqit do t’ju bëjë të jeni të tensionuar. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni sepse gjërat shkojnë relativisht mirë për ju. Duhet të pushoni pak dhe sepse këtë tension mund t’ja transmetoni dhe personave të afërt.

 

Peshorja

Si pasoje e futjes së Afërditës dhe Plutonit tek Akrepi, do të ndiheni si në kurth dhe nuk do të jeni në gjendje të shprehni aftësitë tuaja. Kjo nuk është një justifikim i mirë për të mos vazhduar së kultivuari talentet tuaja .

 

Akrepi

Keni një ndjeshmëri të theksuar. Nuk ka nevojë për shumë fjalë me ju, jeni të aftë ti njihni njerëzit nga detajet që për ju bëjnë diferencën. Sot do ta keni shumë të thjeshtë për të bërë njohje të reja dhe të vendosni se cila prej tyre vlen .

 

Shigjetari

Hëna tek Peshqit ju bën të jeni më të shpërqendruar dhe ti bëni bisht përgjegjësive. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me paratë. Jeni në një periudhë ku duhet të reduktoni shpenzimet dhe të mendoni më shumë për kursimet .

 

Bricjapi

Nuk do shumë analiza për të kuptuar që keni një dëshirë të madhe për t’u dashuruar. Pozicioni harmonik i Hënës tek peshqit, ju bën që të kërkoni një raport të rëndësishëm. Presoni i duhur ndoshta është fare pranë.

 

Ujori

Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt në dashuri, falë pranisë së Uranit dhe Hënës në shenjën mike të Demit. Në veçanti mund t’ju vijë një valë pasionante plani sentimental e cila do t’ju kënaqë shumë .

 

Peshqit

Është një ditë me fat kjo për ju,falë prezencës së Hënës në shenjën tuaj. Do të keni një rritje të vetëvlerësimit dhe të sigurisë. Në dashuri do të jeni me shumë fat dhe nuk do të mungojnë njohjet e reja.

January 24, 2020 01:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*