Horoskopi, 24 korrik 2019

July 24, 2019 00:08

Horoskopi, 24 korrik 2019

Dashi

Forma psikofizike jo edhe aq e mirë e juaja mund t’jua kushtëzojë shumë ditën e sotme dhe t’jua shtojë stresin. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

 

Demi

Ndoshta do t’ju duhet t’i lini mënjanë një punë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një impenjim të papritur që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

 

Binjakët

Protagonistë në shenjën tuaj do të jenë Mërkuri dhe ylli i dashurisë Afërdita, gjë që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

 

Gaforrja

Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë  dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

 

Luani

Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më  të vendosur  dhe të sigurte në zgjedhjet tuaja. Shëndeti shumë i mirë.

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju turbullojnë dhe ju sjellin dyshime, por nga ana juaj qëndron Jupiteri i fuqishëm që ju mbron nga ngjarje jo të këndshme.

 

Peshorja

Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon dhe shtytjen e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale e shkëlqyer.

 

Akrepi

Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të  rëndësishme nga ana profesionale  dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

 

Shigjetari

Hëna tejet pozitive në shenjë ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

 

Bricjapi

Në qendër të vëmendjes qëndron tuaj për sot do të jenë pikërisht financat tuaja, të cilat për një arsye ose një tjetër duket se po shterojnë, ose nuk po japin rezultatin e duhur.

 

Ujori

Plani sentimental duket është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

 

Peshqit

Parandjenjat tuaja të herë pas hershme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes nuk do të keni nevojë për të përdorur aftësitë tuaja “paranormale”, mjafton vetëm të jeni të vëmendshëm.

July 24, 2019 00:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin