Horoskopi, 24 mars 2014

March 24, 2014 03:27

Horoskopi, 24 mars 2014

Dashi

Duke qenë se kuadri yjor mbetet pak a shumë i pandryshuar edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht pozitive në shumë drejtime. Hëna duket se “ia bën “ me sy erosit tuaj.

 

Demi

Sot jo vetëm Marsi por edhe Afërdita do të jenë në një orbitë shumë të favorshme për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje. Një këshillë: mos merrni vendime të nxituara.

 

Binjakët

Ndikimi i Marsit në shenjë duket se është në rritje, duke zbehur në një farë mënyre edhe veprimin e Merkurit te ju. Në një traktativë në vazhdim është mirë të fitoni kohë.

 

Gaforrja

Sot mund të kaloni një moment të vështirë e ndoshta mund të viheni në një pozicion kritik, por që nuk do të zgjasë shumë, pasi ndërhyrja e një miku do t’ju nxjerrë nga situata.

 

Luani

Janë një seri yjesh, si Marsi e Plutoni që jo vetëm ju mbështesin, por do t’ju stimulojnë ambicien tuaj për të ndërmarrë nisma, pasi ky është një moment i përshtatshëm.

 

Virgjëresha

Duket se dita e sotme do të jetë një ditë në të cilën do të provoni kënaqësi në të gjitha fushat. Më mirë është të keni pak nga të gjitha se sa shumë në një aspekt e boshllëqe të tjera.

 

 

Peshorja

Efekti Mars vazhdon të jetë i pranishëm, pavarësisht nga pozicioni aktual i planetit të zjarrtë që duket se është në largim. Do të jeni agresivë dhe këmbëngulës në idetë tuaja.

 

Akrepi

Hëna aktive në shenjë sot, përveçse ju bën paksa “zevzekë”  do të ndikojë shumë në rritjen e intuitës suaj, kështu që vështirë t’jua hedhë njeri. Mirë fusha sentimentale.

 

Shigjetari

Mbështetja e yjeve në bazë të një kuadri yjor shumë pozitiv do të vijë në rritje, që do të thotë se do të keni një aleat më shumë për të përfunduar një punë ku mund të përfitoni shumë.

 

Bricjapi

Me Merkurin në shenjë dhe me një Saturn që “gudulis” sedrën tuaj perspektivat në planin profesional sigurisht që do të jenë rozë, por hiqni dorë nga skepticizmi që ju shoqëron shpesh.

 

Ujori

Edhe sot “sponsori” juaj kryesor do të jetë Marsi, i cili jo vetëm ju jep energji të konsiderueshme, por do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një rol lider në ambientin ku jetoni e punoni.

 

Peshqit

Janë një mori punësh e problemesh që ju bëjnë shumë konfuzë, prandaj është mirë që të ftilloheni për t’u marrë me ato që nuk mund të presin. Erosi duket se do të jetë në nivelin më të lartë.

March 24, 2014 03:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*