Horoskopi, 24 qershor 2019

June 25, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 24 qershor 2019

Dashi

Pritet një ditë e mirë, më gjithë pozicionin jo shumë të favorshëm të Merkurit dhe kontrastin e Afërditës me Hënën, që mund të ndikojnë në raportet ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Demi

Në sajë të një Afërdite që është në një orbitë shumë favorizuese pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Erosi në rritje.

 

Binjakët

Me Saturnin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje kaq të mirë me siguri që do të kaloni një mbrëmje të cilën do ta mbani mend për shumë kohë. Një  njohje e re në horizont.

 

Gaforrja

Marsi dhe sidomos Merkuri duket se do të japin stimujt që ju mungojnë për të ndërmarrë një iniciativë në fushën e aktivitetit. Pritet një mbrëmje intensive edhe në planin sentimental.

 

Luani

Edhe pse yjet mund të mos jenë në një pozicion  shumë të favorshëm  për ju, do të dini vetë se si  t’i ktheni në favorin tuaj ato që mund  të përbëjnë handikap gjatë ditës. Paksa nervozë.

 

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, me Mërkurin dhe Afërditën në një orbitë të favorshme, është mirë që të tregoheni më të gatshëm ndaj dikujt që iu bën një propozim. Mirë dashuria.

 

Peshorja

Janë yje shumë të favorshëm ato që do të kemi mbi kokë, për rrjedhojë sot do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, përpiquni të evitoni debatet e kota që mund t’jua prishin ditën.

 

Akrepi

Pozicioni i Marsit në shenjë sot mund të sjellë një “shkundje” për ju që keni rënë në një lloj plogështi duke iu rikthyer dinamizmin që ju karakterizon. Pritet një ditë shumë interesante.

 

Shigjetari

 

Lëreni mënjanë kontradiktat e madhe edhe ndonjë “përplasje” me dikë dhe përfitoni nga një moment i mirë (me kaq yje që ju mbështesin) për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme.

 

Bricjapi

Me Merkurin, Afërditën dhe Uranin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, duket se do ta keni shumë më të lehtë të përmbyllni një punë e nga ana tjetër, mbrëmja pritet  të jetë shumë interesante.

 

Ujori

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, kuadri yjor duket se është, me gjithë “tekat” e një Hëne “zevzeke”. Pritet një ditë e mirë, por në momente të caktuara bëheni paksa melankolikë.

 

Peshqit

Janë  Merkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin në të gjitha aspektet, duke “iu kundërvënë” me ndikimit negativ i dyshes Jupiter-Saturn. Mos e komplikoni ditën me aventura të kota.

June 25, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?