Horoskopi, 24 shtator 2018

September 24, 2018 01:24 Updated

Horoskopi, 24 shtator 2018

Dashi

Duket se Afërdita është bërë dominuese në shenjën tuaj, çka do të thotës se sot do të jeni më të prirur për çështjet e zemrës. Kujdes, sepse në planin profesional duhet të lëvizni pak më shumë

 

Demi

Edhe për ju sot dita do të jetë në përgjithësi e mirë, duke qenë se vazhdon të dominojë një kuadër yjor favorizues. Marsi sot i zbehtë mund të jetë shkaku i një gjendjeje deri diku nguruese për ju.

 

Binjakët

Pas një periudhe qetësie relative, duket se sot do t’ju rikthehet dëshira dhe zelli i natyrshëm i juaji për të punuar ashtu siç dini ju. Do të keni mbështetjen e Merkurit dhe deri diku të Hënës.

 

Gaforrja

 

Megjithëse Merkurit sot do të jetë në një orbitë që nuk ju favorizon shumë, në sektorin ku operoni nuk do të keni  ndonjë pengesë të madhe. Por kujdes, sepse keni më shumë rivalë në dashuri.

 

Luani

Edhe pse keni kaluar një periudhë kryesisht të mirë, impenjimet e shumta e në shumë drejtime njëkohësisht duket se i kanë sterssuar në atë pikë sa të keni nevojë për relax. Mirë dashuria.

 

Virgjëresha

Hëna dhe Afërdita do të vazhdojnë edhe sot të jenë në një orbitë të favorshme për ju, në shumë spekte, por që të arrini atë që dëshironi duhet një impenjim serioz dhe… pse jo, edhe pak fat.

 

Peshorja

Zbehja e ndikimit të Merkurit në pozicionin aktual duket se do të ndikojë negativisht, pasi sot idetë dhe fantazia do të jenë pika juaj më delikate. Megjithatë  do të jetë ditë e favorshme për erosin.

 

Akrepi

Një moment i mirë për ju vjen pasi Merkuri kthehet pozitiv në shenjë, prandaj mund do ta keni kuadrin yjor plotësisht të favorshëm. Në shumë kujdes duhet të bëni në raportet me partnerin.

 

 

Shigjetari

Kontrasti i Afërditës me Marsit në shenjë do të jetë e tillë që do të reflektohet në karakterin e shumë të lindurve të kësaj shenje, prandaj, « mjerë » ata të cilëve do t’iu duhet t’’u durojnë.

 

Bricjapi

Edhe për ju sot Merkuri do të jetë aleti më i mirë dhe nga kjo do të ketë përfitim aftësia juaj krijuese dhe fantazia. Nuk përjashtohet një njohje e re në planin sentimantal, që mund të ndryshojë jetën tuaj.

 

Ujori

Dita e sotme mund të jetë disi e vështirë, sidomos në orët e para, pasi është pikërisht momenti i hyrjes së Marsit “ngatërrestar” në shenjë. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët në një diskutim me dikë.

 

Peshqit

Edhe sot duket se kuadri yjor duket i favorshëm, sidomos për ata që merren me biznes apo me aktivitete të tjera fitimprurëse (nuk përjashtohen edhe ata që luajnë bixhoz). Ulni tensionet me partnerin.

September 24, 2018 01:24 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*