Horoskopi, 25 gusht 2018

August 25, 2018 02:25

Horoskopi, 25 gusht 2018

DASHI

Mundohuni të mos e mbani mendjen shumë në gjërat që ju krijojnë stress e tension, por përpiquni të shijoni sa më shumë këtë periudhë pushimesh. Një njohje e re bën të ndryshojë diçka te ju.

 

DEMI

Ndikimi i Afërditës në shenjë,  bën të ndiheni në formë vërtet brilante. Sot keni dëshirë të organizoni një mbrëmje të këndshme mes miqsh. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.

 

BINJAKËT

Yjet ju këshillojnë t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, pasi shpesh zhyteni në problemet tuaja profesionale, duke harruar se edhe ju keni nevojë për pushime.

 

GAFORRJA

Bëni mirë të “mblidhni paksa dorën” në shpenzimet pasi sfera financiare ju paraqitet pak problematike. Për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak është një ditë e favorshme.

 

LUANI

Sot duhet të jeni sa më të përqendruar e të kujdesshëm pasi një takim mund të vendosë të ardhmen tuaj profesionale. Një mbrëmje pasionale për ju dhe partnerin tuaj, do t’ju relaksojë.

 

VIRGJËRESHA

Paraqitet një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, nga të cilat edhe mund të lodheni, por sodisfaksioni do të jetë aq i madh sa do të harroni gjithçka tjetër. Erosi duket në rritje.

 

PESHORJA

Yjet sot janë shumë të favorshëm, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Hëna  bën më të mundur takime interesante në planin sentimental. Kujdes me shëndetin.

 

AKREPI

Mjaft intensive pritet kjo fundjavë për ju që i përkisni kësaj shenje. Një vorbull e madhe takimesh e kontaktesh bëjnë  që të mos e vini re aspak se si kalon kjo periudhe kaq intensive.

 

SHIGJETARI

Me Hyrjen në shenjë të Mërkurit duket se do të shkundeni edhe ju nga një farë apatie e kohëve të fundit. Do të karakterizoheni nga një krijueshmëri në rritje dhe nga një humor i hollë.

 

BRICJAPI

Duket një ditë mjaft e qetë sidomos për ata që e kanë zgjidhur me kohë gjendjen e tyre civile, ndërsa për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak priten zhvillime interesante.

 

UJORI

Merkuri hyn në shenjën tuaj do të jetë shumë pozitiv duke ju bërë më të zhdërvjellët dhe më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Më të lirshëm në biseda me të tjerët.

 

PESHQIT

Humori juaj në ditën e sotme do të jetë mjaft i mirë, pasi Hëna sot ju mbështet në të gjitha drejtimet. Një ditë interesante pritet në planin sentimental, ndërsa shpenzimet janë pika juaj e dobët.

August 25, 2018 02:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*