Horoskopi, 25 janar 2021

January 25, 2021 00:32

Horoskopi, 25 janar 2021

Dashi :
Gjatë pjesës së parë të ditës do të keni në krahun tuaj Hënën e cila do t’ju mbështesë në shumë drejtime. Zgjuarsia juaj përsa i përket zgjidhjes së problemeve do të jetë prezente dhe do t’ju bëjë që e gjithë dita të jete e mbushur me aktivitet .

Demi :
Hyrja e Hënës në shenjën tuaj do të ndodhë rreth pasdites. Në pritje të këtij momenti ,që do tju gjallëroje shpirtin, mundohuni të mbani kontaktet me persona të cilët keni kohë që nuk i keni parë, dhe që kanë qënë të rendësishëm për ju. Njerëzit ndryshojnë.

Binjakët:
Si Saturni në shenjën e Peshores, ashtu dhe Neptuni në shenjën e Ujorit,janë në krahun tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet tuaja përsa i përket aspektit profesional. Kështu që mos kini frikë, pozicioni aktual i juaji është i qëndrueshëm.

Gaforrja:
Dëshira për të ndarë emocionet me miqtë tuaj, sot nuk do të mund të realizohet. Hëna tek Dashi dhe Afërdita te Bricjapi do ta bëjnë të komplikuar komunikimin duke ju bërë të humbni qetësinë që ju karakterizon.

Luani:
Keni aftësi shumë të mira komunikuese, dhe gjithmonë në raste festash apo evenimentesh të ndryshme jeni të mirëpritur. Sot Mërkuri në Shigjetar do t’ju mundësojë të shprehni kreativitetin tuaj më së miri

Virgjëresha :
Do të ndiheni më të qetë gjatë pasdites kur Hëna dhe Jupiteri do t’i bashkohen shenjës mike të Demit. Dyshmimet do të zhduken dhe do të jeni shumë të kthjellët. Merrni iniciativa të reja, dhe do të rezultoni të suksesshëm.

Peshorja:
Do të ndjeni nevojën për të pasur aventura si pasojë e futjes në kundërshti të shenjës së Uranit në shenjën e Dashit. Risku qëndron në faktin se mund të harroni prioritetet tuaja, madje dhe për atë që keni kohë që luftoni.

Akrepi :
Pothuaj gjatë gjithë ditës do të shfaqni shenja nervozizmi si pasojë e Hënës në shenjën e Demit . Kjo do t’ju bëjë të humbni qetësinë dhe të debatoni me miqtë tuaj . Mundohuni të jeni të qetë .

Shigjetari:
Keni në anën tuaj Diellin dhe Saturnin, pra jeni të favorizuar përsa i përket aspektit komunikues ,dhe ekspresionit si në aspketin miqësor ashtu dhe atë profesional. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe prezenca juaj do të ndihet kudo.

Bricjapi :
Fati është me ju në ketë dite falë pranisë se Jupiterit dhe Hënës ne shenjën mike të Demit. Surpriza dhe takime të këndshme janë të rezervuara për ju. Personat single do të kenë njohje mjfat interesante . Mos e lini t’ju shpëtojë ky shans .

Ujori:
Dashuri të reja janë të rezervuara për ju. Nëse keni mbyllur një histori kohët e fundit, një tjetër ju pret shumë shpejt .Ka disa raste ku nuk duhet shumë kohë për të njohur një person . Kështu që mos u vononi shumë për të bërë zgjedhjen tuaj.

Peshqit:
Afërdita te Bricjapi dhe Jupiteri në shenjën e Demit, ju ndihmon që të keni sukses në aspektin profesional, shkollor dhe financiar. Do të jetë një ditë me shumë aktivitet dhe kreativitet qe mund t’ju bëjë të keni përfitime materiale, por edhe morale .

January 25, 2021 00:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim