Horoskopi, 25 maj 2018

May 25, 2018 02:35

Horoskopi, 25 maj 2018

Dashi

Edhe sot yjet do të jenë me ju prandaj pritet të kaloni një ditë përgjithësisht të mirë. Ndërsa në raportet ndërpersonale padurimi mund të bëjë të hidhni një hap të gabuar, prandaj kujdes.

 

Demi

Po kaloni një moment të mirë, prandaj paraqitni pa frikë projektin tuaj e pasi ka shumë të ngjarë që të merret seriozisht në konsideratë. Duhet të tregoheni më të disponueshëm ndaj partnerit.

 

Binjakët

Sot është mirë që pas një periudhe stresi të përqëndroheni më shumë në fusha të tjera më atraktive  e më pak impenjative. Kjo do t’ju qetësojë shumë si shpirtërisht edhe nga ana mendore.

 

Gaforrja

Mbështjetja e ndonjë miku tashmë duket se do të jetë përcaktuese, pasi do të t’ju ndihmojë të zhbllokoni një situatë të ngatërruar në raportet me dikë. Pritet një takim intersant në planin sentimental.

 

Luani

Mos u ndikoni nga ndërhyrja e mundshme e dikujt për të ndryshuar mendje në një situatë të ndërlikuar. Merreni me qetësi dhe do ta shihni se nuk është edhe aq e vështirë për ta kapërcyer atë.

 

Virgjëresha

Duke qënë se Afërdita është në shenjën tuaj, dita do të nisë pozitivisht dhe pritet të jetë shumë intensive. Për disa mund të jetë një ditë për të bërë edhe një udhëtim të shkurtër me dikë.

 

Peshorja

Do të keni shumë shanse dhe mundësi për të arritur diçka, por rrezikoni të bëni zgjedhje të pa menduara. Peshojini gjërat, keni kohë të mendoheni dhe të analizoni situatën edhe për gjërat më të parëndësishme.

 

Akrepi

Pengesat që ju ka nxjerrë dikush nuk janë aspak të pakapërcyeshme, por duhet të evitoni t’i dramatizoni situatat. Një shëtitje mund të ishte shumë e dobishme për të eliminuar streset e akumuluara.

 

Shigjetari

Edhe pse periudha e kohëve të fundit ka qenë shumë e lodhshme dhe sfilitëse Afërdita duket se do t’ju sjellë surpriza mjaft interesante në planin sentimental, që do t’ju lehtësojnë

 

Bricjapi

Keni nevojë të pushoni dhe të qetësoheni, ky do të jetë ilaçi më i mirë për sot. Mundohuni ta kaloni ditën pa e ngarkuar shumë veten me probleme rutine. Kujdes me partnerin; mund të grindeni.

 

Ujori

« Përplasja » e Hënës me Afërditën në shenjë do t’ju bëjë shumë mirë pjesës më të madhe të personave të kësaj shenje. Do t’ju bëjë të jeni më të kujdesshëm si në familje ashtu edhe mer partnerin.

 

Peshqit

Kuadri yjor është pozitiv e kjo do të thotë se pritet një ditë përgjithësisht pozitive. Më mirë të bëni një udhëtim të shkurtër me miqtë, sa të humbni kohën me biseda të kota e « pa bukë ».

May 25, 2018 02:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*