Horoskopi, 25 maj 2020

May 25, 2020 00:47

Horoskopi, 25 maj 2020

Dashi
Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

Demi
Qielli tepër i “turbullt” sot nuk ju favorizon, prandaj është më mirë që të mos ndërmerrni iniciativa me shumë rrezik për aktivitetet tuaja. Edhe në dashuri nuk jen aq të favorizuar.

Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

Gaforrja
Sektori i punës, pas një momenti apatie të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është Mërkuri “katalizatori” i kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

Luani
Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por “Marsi” kokëfortë vazhdon të hedhë “vickla” duke ju penguar në ndonjë rast. Kujdes sepse Hëna ju stimulon egoizmin.

Virgjëresha
Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një Hënë e qetë në do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja
Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit, me gjithë “telashet” që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi
Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e planetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Mirë erosi.

Shigjetari
Qielli juaj është i tranzituar nga një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive bë shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi
Edhe pse nuk parashikohet ndonjë ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni të asistuar nga yje të mirë. E vetmja “njollë’ mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë herë melankolike e herë nervozë.

Ujori
Edhe për ju “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

Peshqit
Ndjeheni të plogët, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar? Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë që ju rri “çekiç” mbi kokë. Por është një periudhë kalimtare.

May 25, 2020 00:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim