Horoskopi, 25 qershor 2018

June 25, 2018 03:27

Horoskopi, 25 qershor 2018

Dashi

 

Yjet e mirë janë pozicionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja qiellore gjatë ditës së sotme. Por nuk mjafton të prisni që gjithçka t’ju vijë nga qielli.

 

Demi

Me Merkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndër personale të riktheni harmoninë. Kujdes, mos lini pas dore një punë tashmë të filluar.

 

Binjakët

Pozicioni i favorshëm i yjeve për ju do të plotësohet me hyrjen e Afërditës në shenjë, e cila do të ndikojë shumë pozitivisht në sektorin më delikat. Atë të dashurisë.

 

Gaforrja

Në përgjithësi ndjeheni disi të demotivuar, ndoshta pas një dite jo edhe aq të mirë, por mos u ligështoni, sepse energjitë e duhura do t’jua sjellë Marsi i zjarrtë në shenjë. Mirë shëndeti.

 

Luani

Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse Marsi mund t’jua errësojë disi qiellin. Sidoqoftë, situata është e volitshme për të ndërmarrë iniciativa edhe në planin ekonomik.

 

Virgjëresha

Përgatituni për një ditë shumë intensive, pasi Merkuri në shenjë stimulon pikërisht aspektin e punës, ndërkohë që humori juaj do të jetë alternativ, për shkak të Hënës tekanjoze.

 

 

Peshorja

Me Hënën “e zymtë” mbi kokë nuk do t’ju eci aq shumë në planin sentimental, por do të jeni shumë të favorizuar në një tratativë të rëndësishme për ju. Më të prerë në lidhje me një gjykim.

 

Akrepi

Të jesh nën egidën e Afërditës në një moment delikat në aspektin e raporteve ndërpersonale është vërtet shumë pozitive, pasi do ta keni më të lehtë për ta përballuar.

 

Shigjetari

Dita juaj, në sensin e aktivitetit sa vjen e bëhet më intensive dhe kjo, kryesisht falë një Marsi të “vrullshëm” që duket se ju “sjell në vete”. Mundohuni të evitoni “përplasjen” me një rival.

 

Bricjapi

Një ditë aktive mund të bëjë që sot t’i largoheni një gjendjeje amullie në të cilën keni rënë e t’i përvisheni punës pa humbur kohë. Në planin sentimental do të keni “asistencën” e Afërditës.

 

Ujori

Nuk është edhe aq të vështirë të bëni një zgjedhje sot, por problemi juaj është se vazhdoni të qëndroni në pozita pritëse, as sa në fund pastaj alternativat bëhen shumë, e ju nuk vendosni dot.

 

Peshqit

Zbehja e ndikimit të Marsit duket se korrespondon me fillimin e një periudhe plot impenjime dhe i papërballueshëm prej shumë prej jush. Krejt tjetër paraqitet fusha sentimentale, ku jeni të favorizuar.

June 25, 2018 03:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim