Horoskopi, 25 shkurt 2021

February 25, 2021 00:53

Horoskopi, 25 shkurt 2021

Dashi
Sot në përgjithësi do të jeni nën shenjën e yjeve të mirë, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht pozitive, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë.

Demi
Një kuadër yjor konfuz nuk sjell tjetër veçse konfuzion e apati, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

Gaforrja
Aktiviteti juaj, pas një momenti “stop” duket se do të gjallërohet pasi sot edhe Mërkuri është në një pozicion që stimulon këtë sektor. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me indiferencë.

Luani
Kuadri yjor sa vjen e bëhet më pozitiv, por ju e keni të vështirë të përfitoni. Eshtë mirë që të vazhdoni një tratativë të nisur, pas nëse arrihet marrëveshja, do të dilni ju të fituar.

Virgjëresha
Sot pritet të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja
Edhe për ju, “hija” e rëndë e Marsit, megjithë “prapësitë” që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton dëshirën për të qenë protagonistë. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi
Tani që që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është diçka shumë pozitive, pasi nuk do të keni më trysninë e tij që ju bën të ndjeheni nën presion, të nxitoni e për pasojë edhe të gaboni.

Shigjetari
Qielli juaj është gjithashtu i ngarukar me një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive në shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi
Edhe pse dita sot do të jetë pa ndonjë gjë të veçantë, në përgjithësi do të keni mbështetjen e yjeve pozitivë, me përjashtim të Hënës, që sjell pak nervozizëm.

Ujori
Edhe për ju kuadri yjor është plot me yje të mirë të cilët bëjnë të jeni të “privilegjuarit” e zodiakut për një periudhë disa ditore. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

Peshqit
Sot është Marsi në një pozicion të tillë që ju bën të ndjeheni disi të plogët e pa shumë dëshirë për të punuar. Megjithatë, duket se do të jetë vetëm për pjesën e pare të ditës. Mirë dashuria.

February 25, 2021 00:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim