Horoskopi, 26 gusht 2016

August 26, 2016 00:27

Horoskopi, 26 gusht 2016

Dashi

Sot parashikohet një ditë ku do të rikuperoni në punë, dhe disa sinjale kurajuese për ekonominë tuaj. Dashuria u fal momente të gëzuara të gjithë atyre që janë çift dhe shpresa për ata single.

 

Demi

Edhe një herë ju sugjerohet të kufizoni disi shpenzimet tuaja për të evituar situatat e vështira financiare. Në sferën profesionale shihen takime dhe  konkludime të suksesshme të planeve tuaja.

 

Binjakët

Marsi dhe Merkuri në shenjë sjellin përshpejtime të ritmeve të përditshëm dhe momente shqetësuese. Situata financiare duket e mirë aq sa mund t’i lejoni vetes pushimet më të bukura prej vitesh.

 

Gaforrja

Bashkëpunimi ndërmjet disa kolegëve dhe eprorëve tuaj mund të jetë problem për ju, prandaj duhet të mbështeteni në forcat tuaja edhe pse disa raporte tashmë janë mbyllur për ju.

 

Luani

Puna dhe jeta sentimentale ju sjellin disa shpërblime që ndoshta disa prej jush i kishit harruar. Mërkuri dhe Afërdita ju japin mundësinë të zgjidhni problemet tuaja me partnerin.

 

Virgjëresha

Bëni mirë të tregoheni më aktiv në organizimin e ditëve tuaja. Kujdes në marrëdhëniet me të afërmit. Për ju që jeni single, Kupidi sjell njohje të reja, që do të sjellin edhe shkëndija të reja.

 

Peshorja

Në punë, aftësia juaj për të bindur të tjerët në vlerësimin e pikëpamjeve tuaja, do t’ju sjellë edhe afirmime të reja. Krijojini vetes një udhëtim të paharrueshëm pranë njeriut që dashuroni.

 

Akrepi

Kundërvënia planetare në qiellin tuaj sjellin stres në profesion. Pritjet për të firmosur kontrata, çështjet financiare mund t’ju nervozojnë. Autokontrolli dhe organizimi mund t’ju ndihmojnë në kapërcimin e çdo pengese.

 

Shigjetari

Është një periudhë kjo, që do t’ju verë përballë së vërtetës që ju deri dje injoronit, por që do të dini t;ia dilni mbanë. Njohja e realitetit do t’ju ndihmojnë të seleksiononi në avantazhin tuaj shoqëritë.

 

Bricjapi

Dita e sotme do të karakterizohet nga një nervozizëm dhe një ezaurim të energjive tuaja fizike. Programojeni ditën në mënyrë që të keni kohë edhe për argëtime dhe relax.

 

Ujori

Yjet ju ndihmojnë në punë dhe në realizimin e projekteve tuaja personale. Oportunizmi do t’ju sjellë avantazhe të ndryshme, edhe në dashuri, që do të jetë herë si mjalti dhe herë si piperi.

 

Peshqit

Marsi, Mërkuri dhe Saturni sjellin ndërlikime dhe keqkuptime në çështjet familjare dhe afektive. Megjithatë mos u mërzisni sepse kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë. Mos abuzoni me shëndetin.

August 26, 2016 00:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*