Horoskopi, 26 janar 2020

January 26, 2020 01:00 Updated

Horoskopi, 26 janar 2020

Dashi
Dita e sotme duket se do tё jetё nёn shenjёn e dashurisё. Nuk ёshtё fjala pёr raportet e vjetra, por dashuri tё reja qё mund tё ndryshojnё plotёsisht jetёn. Kujdes, sepse Hёna mund t’ju shpёrqёndrojё.

Demi
Nё pёrgjithёsi yjet janё pozitivё sot dhe dita duket se do tё jetё e qetё. Mos u ndikoni nga tё tjerёt por bёnё atё qё ju duket mё e pёrshtatshme pёr ju. Mirё ёshtё tё mos e teproni me shpenzimet.

Binjakёt
Nuk do tё keni dilemёn tё zgjidhni mes asaj qё thotё zemra dhe asaj qё thotё arsyeja, sepse sot tё dyja pёrkojnё me njёra tjetrёn. Merkuri ju stimulon ndjeshёm krijueshmёrinё e fantazinё.

Gaforrja
Sot mund tё jetё njё ditё reflektimi, por nuk ёshtё aspak koha tё mendoheni pёr atё qё nuk u bё, ose u bё keq, por tё vendosni pёr hapin e ri qё duhet tё hidhni. Mё tё hapur ndaj partnerit.

Luani
Kjo kohё “gri” duket se sot ёshtё si me porosi pёr t’u marrё mё shumё me raportet jo edhe aq tё mira me tё tjerёt. Duhet kurajё dhe vendosmёri pёr t’i dhёnё fund njё situate qё nuk ju favorizon.

Virgjёresha
Nёse aktiviteti juaj profesional ёshtё nё njё fazё stanjacioni merruni me diçka tjetёr, qё mund tё jetё ndosha edhe njё hobby apo pasion i lёnё pak mёnjanё. Kujdes virozat apo sёmunjet e stinёs.

Peshorja
Sursum corda, thonin romakёt, mos u ligshtoni pra, e as mos e ndjeni veten fajtorё pёr problemet qё i kanё pllakosur dikuj tjetёr. Shpirti juaj praktik mund t’ju sjellё kёnaqёsi nё planin financiar.

Akrepi
Yjet sot janё mёse pozitivё pёr sidomos nё planin sentimental ku di tё ndikojnё tё ristabilizoni raportet familjare por edhe me miqtё tuaj. Njё njohje duhet konsoliduar nё tё ardhmen.

Shigjetari
Jupiteri nё shenjё sot ju jep njё dinamizёm tё theksuar, ndёrsa Hёna pozitive ju sjellё kthjelltёsinё e duhur mendore pёr tё parё larg. Instinkti juaj sot nuk do t’ju gёnjejё. Mirё edhe shёndeti.

Bricjapi
Zakonisht dita e diel preferohet tё jetё e qetё, por kjo e sotmja pёr ju mund tё jete paksa e trazuar, por ama ideale pёr ata qё merren me business. Dhe kur lёvizin paratё tё gjitha rregullohen.

Ujori
Pritet njё ditё mjaft e mirё pёr tё lindurit e kёsaj shenje, ndonёse shumё prej tyre mendojnё se edhe e mira s’ka fund. Sidoqoftё ёshtё mirё kur njё ditё e tillё kalohet mes tё dashurve e miqve.

Peshqit
Keni njё aftёsi tё pazakontё pёr tё zgjedhur njerёzit e duhur, por nganjёherё e teproni sepse tregoheni mё shumё perfeksionistё nga ç’duhet. Mё shumё kujdes nga sёmundjet e stinёs.

January 26, 2020 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*