Horoskopi, 26 maj 2014

May 26, 2014 00:41

Horoskopi, 26 maj 2014

Dashi

Sot mund të vihet re një lloj rënie e gjallërisë  ndërsa humori do të jetë i alternuar, për shkak të një Hëne që duket më ”tekanjoze”.  Asnjë shqetësim, është vetëm çështjeje kohe.

 

Demi

Sot do të jetë Mërkuri ylli juaj i mirë, ai që do të nxisë jo vetëm ambicien tuaj në planin profesional, por edhe jetën në shoqëri, e nuk është çudi që sot të keni një njohje të re e të këndshme.

 

Binjakët

Mundohuni të mos lini pas dore impenjimet tuaja, e në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me profesionin tuaj. Është momenti t’i tregoni ”dhëmbët” atyre që mundohen t’ju nënvleftësojnë.

 

Gaforrja

Keni shumë nevojë të përmirësoni raportet me të tjerët, por me Merkurin në ”opozitë” sigurisht që nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Duhet të evitoni sa më shumë lojërat e rivalitetit.

 

Luani

Shumë prej jush nuk ndjeheshit edhe aq në formë, por ja që tani, me ’kombinimin” Afërditë- Mars, si e magji do t’ju rikthehet humori. Aq më tepër që gjërat shkojnë mirë edhe në ekonomi.

 

Virgjëresha

Priten rezultate pozitive në aktivitetin tuaj të përditshëm, por  në planin sentimental ka diçka që nuk shkon. Nëse keni diçka për të fshehur në këtë aspekt, duhet ta shumëzoni për njëqind kujdesin.

 

Peshorja

Parashikohet një periudhë mjaft pozitive për të gjithë ata që studiojnë, pasi do të jenë nën efektet pozitive të një Merkur që stimulon pikërisht krijimtarinë. Më të kursyer në energji.

 

Akrepi

”U hoq dhembi u hoq edhe dhembja” thotë një fjalë e urtë popullore e kjo shprehje vlen shumë për ju sot. Mesazhi është i qartë, e keqja duhet shkulur sa më parë, me gjithë koston e lartë.

 

Shigjetari

Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për të fituar, por kujdes sepse mund të bini pre e ndonjë mashtrimi, ngaqë shpesh në raste të tilla tregoheni naivë. Afërdita rindez pasionet në dashuri.

 

Bricjapi

Atmosferë pak e çuditshme kjo e sotmja për ju, pasi nga një moment zymtësie e apatie gati, mund të ktheheni menjëherë në një gjendje gazmore dhe shkujdesjeje. Evitoni të hiqeni mënjanë.

 

Ujori

Nuk do të mungojnë shanset për ju, por duhet të dini se nëse nuk e kapni momentin e përshtatshëm fluturimthi, zor që mundësi të tilla t’ju paraqiten herë tjetër. Mundohuni të ruani vetëkontrollin.

 

Peshqit

Afërdita është në një pozicion të favorshëm por është Marsi ”provokatori” që ju bën të bëni një zgjedhje që do të rezultojë e gabuar. Edhe në momente më të mira ka diçka që nuk ju pëlqen.

May 26, 2014 00:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*