Horoskopi, 26 prill 2018

April 26, 2018 03:03

Horoskopi, 26 prill 2018

Dashi

Sot do të keni një numër planetësh në anën tuaj që ju favorizojnë si në planin profesional ashtu edhe në atë sentimental. Mos e kërkoni te të tjerët atë që keni brenda vetes tuaj. Mirë shëndeti.

 

Demi

Nisur nga kuadri yjor në shenjën tuaj, ju këshillohet të lini mënjanë mëdyshjet dhe t’i futeni punës, sepse rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Duhet të dini edhe të humbni, kur s’është e mundur të fitoni.

 

Binjakët

Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju, tashmë duket se yjet janë rikthyer sërish në mbështetjen tuaj, duke ju risjellë optimizmin dhe entuziazmin pa të cilin ju nuk bëni dot. Të ripërtërirë edhe fizikisht.

Gaforrja

Pritet një ditë ku shenja juaj do të predominohet nga yje të mirë, ku spikat Mërkuri që ju stimilon intelektin e kreativitetin, por Marsi duket se e bën të paqëndrueshëm sektorin ekonomik. Mirë shëndeti.

 

Luani

Mbase sot nuk do t’ju duhet të lodheni shumë sepse gjërat po shkojnë pikërisht në drejtimin që ju shkon për shtat juve, por kjo s’do të thotë aspak që të prisni t’ju vijnë të mirat nga qielli.

 

Virgjëresha

Duhet të keni kujdes nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë aftësitë dhe mundësitë tuaja për të përfituar, prandaj mundohuni t’i dalloni për të mos rënë viktimë e tyre. Interesante fusha sentimentale.

 

Peshorja

Ju këshillohet të përfitoni nga pozicioni  i Marsit në një orbitë shumë të favorshme, për të zgjidhur ndonjë çështje të mbetur pezull. Në planin sentimental duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit.

 

Akrepi

Për të lindurit e kësaj shenje pritet një ditë shumë e mirë, ndonëse ndonjë pengesë e vogël e shkaktuar nga Marsi  mund të sjellë pak pështjellim në mendjen tuaj. Pritet një mbrëmje interesante.

 

Shigjetari

Afërdita dhe Urani janë aleatët tuaj në një periudhë kaq të domosdoshme, prandaj mund të ndërmerrni të gjitha iniciativat që dëshironi, por jo pa siguruar edhe mbështetjen e dikujt që ju ndihmon.

 

Bricjapi

Hëna sot pritet të jetë dominuese në shenjën tuaj prandaj duhet të bëni kujdes, sepse pika juaj e dobët është që jeni të brishtë dhe kjo mund të shfrytëzohet nga njerëzit që, kërkojnë të nxjerrin përfitime nga kjo.

 

Ujori

Hëna dhe Mërkuri në shenjë ju bëjnë nervozë, por për fatin tuaj të mirë sot do të jeni aq shumë të angazhuar në punë, sa nuk do të keni as kohë as nge për t’u marrë me gjëra që ju irritojnë.

 

Peshqit

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të kenë shumë yje që i mbështesin prandaj nuk do ta kenë të vështirë për të arritur një objektiv të caktuar. Dikush përpiqet të tërheqë vëmëndjen tuaj.

April 26, 2018 03:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*