Horoskopi, 26 prill 2019

April 26, 2019 01:06 Updated

Horoskopi, 26 prill 2019

Dashi

Është sërish një periudhë në të cilën të reflektoni ndoshta është gjëja më me mend që bëni. Sidoqoftë, fundjava mund të sjellë qetësinë shpirtërore që ju duhet për të bërë një zgjedhje.

 

Demi

Ndoshta jeni lodhur më shumë, por tashmë që keni arritur majën, keni kohë të pushoni për të rimarrë veten. Keni një fundjavë të tërë për të lënë mënjanë streset e telashet e punës.

 

Binjakët

Edhe pse është një periudhë ku të gjithë mendojnë, apo përgatiten për pushime, juve ju duhet të vazhdoni të jeni të impenjuar në planin profesional. Sidoqoftë, mund të lëvizni gjatë këtyre ditëve.

 

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor mbi kokën tuaj është shumë i kthjellët, jeni ju ata që nuk arrini të ftillonin dot veten. Ndoshta fundjava ju ndihmon të dilni nga kjo gjendje konfuze ku ndodheni.

 

Luani

Mërkuri dhe Afërdita edhe sot do të vazhdojnë të jenë në orbita të harmonizuara, por duket se ylli i dashurisë do të jetë edhe ylli që ju ndjek e ju stimulon gjatë gjithë kohës.

 

Virgjëresha

Me Marsin kaq “tekanjoz” në shenjë, është normale që dita e sotme të jetë me ritëm skëterre, por edhe me të papritura. Ajo që e bën këtë ditë pozitive do të jetë fusha e dashurisë.

 

Peshorja

Afërdita është në një pozicion shumë favorizues, kështu që ka shumë të ngjarë që kjo periudhe të jetë kryesisht nën shenjën e raporteve ndërpersonale ku nuk përjashtohet një njohje e re.

 

Akrepi

Edhe Dielli së bashku me Afërditën e Mërkurin do të jetë në një orbitë të “hatashme” për ju, duke “kryesuar” një treshe yjesh që jua bëjnë këtë periudhë më se të shkëlqyer.

 

Shigjetari

Pas një periudhe në të cilën keni qenë vërtet mjaft aktivë, ja tek po afrohet  si me porosi edhe fundjava dhe keni aq shumë alternativa për të zgjedhur, sa nuk dini si të veproni. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Me pak më shumë impenjim mund të arrini të përfundoni një punë të nisur, duke i dhënë vetes kështu mundësinë për t’iu kushtuar totalisht partnerit apo familjes, sidomos gjatë mbrëmjes.

 

Ujori

Afërdita vazhdon në orbitën e saj pozitive, duke sjellë stimuj të rinj në planin sentimental, ndërkohë që Marsi në “opozitë” me të do të nxjerrë jo pak pengesa edhe gjatë kësaj dite.

 

Peshqit

Tensioni dhe nervozizmi i ditëve të shkuara duket se dalëngadalë po ia lënë vendin qetësisë. Është momenti që këtë periudhë ta shfrytëzoni vetëm për të rikuperuar energjitë.

April 26, 2019 01:06 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*