Horoskopi, 26 qershor 2015

June 25, 2015 23:19

Horoskopi, 26 qershor 2015

Dashi

Edhe pse, për shkak të Merkurit që vazhdon t’ju a ndërlikojë punën, dita e sotme pritet jo edhe aq e mirë, duhet të bëni pak durim se është e përkohshme. Sa vështirë për të gjetur një partner sot!?

 

Demi

Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e mirë, ndonëse ju, të mësuar të mos kënaqeni me pak, nuk do t’ju bëjë shumë përshtypje arritja e një suksesi të vogël. Qoftë edhe në dashuri.

 

Binjakët

Kur asgjë nuk shkon në drejtimin e duhur apo ashtu siç dëshironi, nuk është e thënë të nervozoheni gjithmonë. Edhe sot mund të ndodhë kështu (faji i Marsit),  por kjo nuk do të zgjasë shumë.

 

Gaforrja

Me një Hënë aspak pozitive sot mbi kokë dhe me një Saturn që hyn me prepotencë në një orbitë po aq negative për ju, sot do të jeni të zymtë,  të vrazhdë, pak të shoqërueshëm dhe melankolikë.

 

Luani

Vazhdon edhe orbita harmonike në shenjë e Afërditës dhe Marsit, çka premton për një ditë përgjithësisht të mirë në drejtim të punës. “Magjia” mund të ndodhë në dashuri.

 

Virgjëresha

Janë një numër planetësh në “kontrast” me njëri tjetrin, prandaj duhet të keni gjithmonë kujdes sepse ju bëjnë të irriuteshëm. Edhe Hëna duket se iu “ka kthyer krahët” duke iu lënë “vetëm”.

 

Peshorja

Sot hëna do të jetë në pikën kulminante të orbitës së saj, prandaj edhe dita juaj do të karakterizohet nga një gjendje mjaft e mirë psikofizike. Ndjenja e protagonizmit që iu përfshin mund t’ju dëmtojë.

 

Akrepi

Situata yjore tashmë, pas një periudhe të trazuar duket më e qetë dhe kjo qetësi, ndonëse relative, do të reflektohet edhe te ju. Me ndihmën e një miku mund të realizoni një ëndërr tuajën.

 

Shigjetari

Do të jeni edhe sot mjaft aktivë, gjithnjë në lëvizje duke vënë vërtet në vështirësi edhe ata që janë të detyruar t’ju ndjekin. Ndoshta sot do të t;ju duhet të ndihmoni dikë që ka nevojë për ju.

 

Bricjapi

Një ditë mjaft intensive (për shkak të Marsit agresiv) parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje, por do t’ju duhet të djersitni të famshmet “shtatë këmishë” për të arritur një objektiv.

 

Ujori

Hëna sot në shenjë do të jetë plotësisht “e juaja” dhe do t’ju favorizojë jo vetëm  aspektin psikofizik, por edhe takime e kontakte me shumë rëndësi për aktivitetin tuaj. Mirë shëndeti.

 

Peshqit

Sot nuk do ta keni edhe aq të lehtë, pasi janë një numër planetësh që vazhdojnë t’ju “shohin shtrembër”, por gjithsesi me forcën e vullnetit tuaj duhet t’a dilni mbanë. Më diplomatikë me ata që s’i honepsni dot.

June 25, 2015 23:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*