Horoskopi, 26 qershor 2018

June 26, 2018 03:36

Horoskopi, 26 qershor 2018

Dashi

Sot do të jeni nën pushtetin e yjeve që do t’ju mbështesin. Prandaj pritet një ditë e mirë në shumë drejtime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë të ndërmerrni iniciativa të tingëllojnë si aventura.

 

Demi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë me shumë intensitet e ku nuk do të mungojë edhe ndonjë përplasje me dikë. Megjithatë do të ketë edhe momente interesante për ju.

 

Binjakët

Do të jeni shumë të përqendruar në drejtim të punës, madje impenjimet tuaja mund të shumëfishohen gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore problemet që kanë të bëjnë me partnerin.

 

Gaforrja

 

Më në fund duket se Marsi e Mërkur kanë marrë një pozicion më të përshtatshëm për ju, prandaj edhe do të rikuperoni shumë si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Mirë edhe shëndeti.

 

Luani

Sot do të jeni në pushtetin e një Hënë agresive dhe të një Marsi që me vrullin  etij bën të jeni edhe të rrëmbyer, prandaj do të jeni disi nervozë. Edhe gjërat më të vogla mund t’ju duken drama…

 

Virgjëresha

Saturni për ju sot është ylli më i mirë dhe jo vetëm që do të bëjë që t’ju rikthehet humori i mirë, por nga a na tjetër do t’ju ndihmojë në zhbllokimin e iniciativave dhe të projekteve.

 

Peshorja

Aq pozitiv ka qenë në shenjën tuaj Merkuri, saqë edhe tani që është larguar efekti pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes, Po afrohet në shenjë Marsi i vrullshëm e agresiv.

 

Akrepi

Tani që planetë të tillë si Mërkuri dhe Afërdita janë në orbita shumë të përshtatshme sigurisht që do favorizojnë si në plani e punës ashtu edhe në atë sentimental. Më të hapur ndaj partnerit.

 

Shigjetari

Duke pasur mbi kokë Jupiterin dhe Marsin ka shumë të ngjarë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet, por për këtë duhet më shumë iniciativë nga ana juaj. Pak problematik erosi.

 

Bricjapi

Pritet të jetë një ditë e favorshme për sektorin e aktivitetit tuaj, por nuk duhet të qëndroni në pozita pritëse. Duhet të tregoheni më të guximshëm për të hedhur një hap që mund të rezultojë vendimtar.

 

Ujori

Hyrja e Merkurit në shenjë duket se do ta ngrysë në një farë mënyre “qiellin tuaj” por nuk do të zgjasë shumë,  sapo të zërë orbitën e favorshme për ju. Raporte të ndera me dikë.

 

Peshqit

Marsi dhe Mërkuri ju nxisin të tregoheni më aktivë. Gjërat që i kishit lënë mënjanë tani duket se po fillojnë t’ju interesojnë përsëri. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që iu paraqiten.

June 26, 2018 03:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*