Horoskopi, 26 shkurt 2013

February 26, 2013 03:40

Horoskopi, 26 shkurt 2013

Dashi

Edhe pse qielli juaj është i qetë, do t’ju mungojë përkrahja e yjeve, prandaj duhet të mbështeteni më shumë në aftësitë dhe burimet tuaja se sa te fati. Me pak kujdes mund të shmangni një humbje.

 

Demi

Është Jupiteri që sot ju sjell stimuj të rinj e që bën të rizgjohet optimizmi juaj. Megjithatë, duhet të tregoheni sa më racionalë, pasi frenezia bën të mos i shpërndani si duhet forcat.

 

Binjakët

Pritet  një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që mbi kokë keni Mërkurin pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete si në planin ekonomik ashtu edhe në atë sentimental.

 

Gaforrja

Pas një periudhe pak a shumë konfuze duket se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar, ose për të paraqitur një kërkesë tuajën. Nësër mund të jetë vonë.

 

Luani

Të kesh mbi kokë një mori yjesh pozitive si Marsi, Afërdita e Saturni do thotë të jesh me fat. Në mënyrë të veçantë, planeti i kuq  rrit produktivitetin tuaj, ndërsa Afërdita ju stimulon erosin.

 

Virgjëresha

Tani që keni Jupiterin në anën tuaj, është momenti i përshtatshëm për të marrë revanshin. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal. Erosi në rritje.

 

Peshorja

Momentet e vështira duket se kanë kaluar, ndërkohë që janë një numër planetesh “stabilizues” të cilët do t’ju mbështesin që të dilni nga një gjendje apatie. Interesante fusha sentimentale.

 

Akrepi

Edhe ato pak “re” që turbullonin qiellin tuaj duket se do të davariten dhe bashkë me to edhe mendimet e errëta që ju kanë mbërthyer. Duhet të frenoni hiperndjeshmërinë dhe agresivitetin.

 

Shigjetari

Pas një dite intensive keni nevojë për pushim dhe ylli i dashurisë, Afërdita tashmë është plotësisht “mbi kokën” tuaj , duke stimuluar raportet “delikate” ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Bricjapi

Duke pasur parasysh se Marsi, Urani dhe Mërkuri, janë në një orbitë harmonike, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Gjërat e bukura do t’ju vijnë pikërisht andej nga s’e prisni.

 

Ujori

Një pjesë e parë e ditës e turbullt nuk do të zgjasë shumë, prandaj çdo shqetësim që mund t’ju ngërthejë është krejtësisht i pajustifikueshëm. Hëna “tekanjoze” ju bën shumë tërheqës.

 

Peshqit

Nuk mjafton të keni ide brilante, pasi ato mbeten të tilla në rast se nuk dini t’i shpalosni, e për më tepër, t’i mbroni me argumente të forta. Mbrëmje interesante në planin sentimental.

February 26, 2013 03:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin