Horoskopi, 26 shtator 2017

September 25, 2017 23:23

Horoskopi, 26 shtator 2017

Dashi

Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e, sikur të mos mjaftojë e gjithë kjo, dikush nga të afërmit tuaj mun t’ju hapë një telash tjetër. Mos hezitoni të kërkoni ndihnmën e një miku.

 

Demi

Kthjelltësia mendore dhe qetsia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë, falë një Afërdite mjaft aktive në shenjë. Shkëndia të një dashurie të re?

 

Binjakët

Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton ylli juaj, Merkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune. Pak më shumë iniciativë do të thotë më shumë sukses.

 

Gaforrja

 

Me pak kujdes, sigurisht edhe me ndihmën e yjeve të tillë si Afërdita e, deridiku edhe hëna, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara më parë. Oratoria juaj është arma më efikase për të fituar një zemër të re.

Luani

Do të jeni shumë pragmatistë dhe prakticiteti juaj  mund të bëjë çudira. Jeni jo vetëm të kujdesshëm ndaj aktivitetit tuaj, por edhe gati për të ndërhyrë në momentin e duhur. Kjo vlen edhe për erosin.

 

Virgjëresha

Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë aspak e, për mëtepër, të detyruar të zgjidhni njërën prej tyre. Dihet që në këto raste zgjedhja më e mirë bie mbi të keqen më të vogël.

 

Peshorja

Parashikohet n jë ditë mjaft e ngjeshur në drejtim të aktivitetit tuaj, prandaj sot vështirë të keni kohë të merreni me gjëra të tjera. Shkathtësia e dinakëria juaj mund t’ju nxjerrin fitimtarë.

 

Akrepi

Edhe pse parashikohet nëj ditë routine (Urani është bërë monoton) në aspektin profesional, është Afërdia ajo që ju “prek me shkopin magjik” e ju bën të jeni ndryshe në dashuri.

 

Shigjetari

Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar, por në përgjithësi yjet janë pozitivë dhe kjo duhet të mjaftojë për të kaluar një ditë të mirë. Nëse nuk do të jeni ju vetë ata që mund ta prishni.

 

Bricjapi

Me përjashtim të ndonjë momenti  tensioni (ndoshta në orët e para të ditës), në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë, ndërsa mbrëmja (nën dominimin e Hënës) mund të sjellë momente pasioni.

 

Ujori

Mos i lini mënjanë projektet e ideuara prej kohësh, por mundohuni t’i përshtatni ato me situatat e reja të krijuara. Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e dyshes Afërditë-Hënë.

 

 

Peshqit

Tranziti i Aferditës dhe Marsit është shumë pzozitiv, sepse vetëm duke ‘fshikur” shenjën tuaj ata mund të sjellin energjitë e mjaftueshme opër të përballuar një ditë plot  impenjime.

September 25, 2017 23:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim