Horoskopi, 26 shtator 2018

September 26, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 26 shtator 2018

Dashi

Duket se dita e sotme (duke pasur parasysh pozicionin e Marsit që duket inaktiv) do jetë e qetë e pa shumë impenjime. Megjithatë, nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni me dikë.

 

Demi

Ndonëse Marsi sikur e ka zbutur agresivitetin e tij në shenjë, do të vazhdoni edhe sot si për inerci të jeni të rrëmbyer, prandaj ju këshillohet të mateni mirë para se të merrni vendime. Mirë erosi.

 

Binjakët

Pozicioni aktual i yjeve është i favorshëm, sidomos me Mërkurin tepër pozitiv që ju mbështet veçanërisht në aspektin ekonomike financiar. Është momenti që t’i kushtoni rëndësi investimit.

 

Gaforrja

Urani rikthehet pas një periudhe pauze në shenjën tuaj, duke ju bërë shumë të vëmendshëm e reflektivë. Është një periudhë qetësie në të cilën duhet të përfitoni për të bërë bilancet.

 

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje, duke qenë nën egidën e një Marsi aktiv pritet të jenë disi të irritueshëm e hera-herës mund të jenë shpërthyes. Mundohuni të mos i mbanin të fshehta brengat tuaja.

 

Virgjëresha

Falë një pozicioni të favorshëm të yjeve dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e qetë. Megjithatë, duhet të tregoheni më të hapur ndaj dikujt që ju fton të rishihni raportet me të.

 

Peshorja

Duket se yjet pro dhe kundër jush janë në ekuilibër të plotë, e kjo ndoshta mund t’jua lehtësojë punën për të mbajtur edhe ju ekuilibër në raportet me të tjerët. Interesant erosi.

 

Akrepi

Sot priten ndryshime të papritura (efekti i lëvizjeve planetare), prandaj nuk duhet të ziheni në befasi nga situatat që mund të krijohen. Një njohje e re mund të sjellë ndryshime të mëdha.

 

Shigjetari

Do të jeni shumë të zellshëm sot, ndonëse lodhja e ditëve të mëparshme ndjehet, duart do t’ju hanë për punë. Ajo që ju mundon ju është ana ekonomike, jo edhe aq e favorshme. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Nuk do t’ju mungojë as krijueshmëria (falë Mërkurit në shenjë), e as vullneti (falë Marsit e Afërditës), por duhet të dini nga t’i orientoni ato. Ndoshta jeni paksa konfuzë në zgjedhjet.

 

Ujori

Ndonëse nuk është një periudhë edhe aq e favorshme për ju, do të keni mundësinë që përsëri të shfaqni aftësitë tuaja organizative. Do të jetë më mirë të mendoheni një çast, para se të thoni diçka.

 

Peshqit

Edhe sot do të vazhdojë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje dhe shumë prej tyre sot mund të shënojnë një arritje që më parë as nuk e imagjinonin dot. Më këmbëngulës me partnerin.

September 26, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*