Horoskopi, 26 tetor 2020

October 26, 2020 01:59

Horoskopi, 26 tetor 2020

Dashi
Nganjëherë më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë aspektin moral të gjërave. Hëna sot përveçse të ndjeshëm bën që në momente të caktuara të jeni nervozë.

Demi
Probleme të ndryshme e kokëçarje në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesant sektorin e dashurisë.

Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se Marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

Gaforrja
Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani
Parashikohet një ditë plot intensitet, e natyrisht, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.

Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

Peshorja
Me Mërkurin që ju mbështet dhe ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë, se sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Mërkuri jua “bën me sy” nga lart.

Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

Bricjapi
“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

Ujori
Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

Peshqit
Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, sepse Marsi nuk ju jepk kohë. Pozitiv edhe erosi.

October 26, 2020 01:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim