Horoskopi, 27 gusht 2017

August 27, 2017 00:03

Horoskopi, 27 gusht 2017

Dashi

Parashikohen zhvillime interesante në drejtim të punës. Mundësi të mira për të përmirësuar raportet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme në mbrëmje.

 

Demi

Nga ana profesionale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju. Afërdita pozitive në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj.

 

Binjakët

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, sidomos në raportet me partnerin. Kujdes nga të papriturat që mund t’ju dalin.

 

Gaforrja

Shkrihen si bora në diell tensione e këtyre ditëve të fundit, të vënë nën morsetën e Hënës dhe Marsit. Ndërsa ndjenja dhe marrëveshja me personin që dashuroni është perfekte.

 

Luani

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe mos kënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme.

 

Virgjëresha

Hëna tek Demi sponsorizon në një farë mënyre këtë ditë. Ecën për mrekulli ana afektive dhe një ftesë e papritur do t’ju hapë rrugën për t’u futur në një ambient interesant kulturor.

 

Peshorja

Do të gjeni përgjigjet e disa pyetjeve, do të nxirrni një shumë parash dhe mund të përfundoni kështu një kontratë biznesi. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion.

 

Akrepi

Nga ana profesionale  një projekt që ju e keni shumë për zemër ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar ose për t’u shtyrë për një herë tjetër. Kujdes raportet ndërperosnale dhe ato me partnerin.

 

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë fleksibël në punë në kufij të pranueshëm, diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju kështu do të detyroheni të modifikoni paksa planet tuaja.

 

Bricjapi

Hëna është në dispozicionin tuaj dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse duke i bindur të tjerët për atë që doni.

 

Ujori

Mos kërkoni t’ua a hidhni të tjerëve sidomos njerëzve që ju qëndrojnë pranë, sepse edhe mashtrimet e vogla me qëllim të mirë mund të zbulohen menjëherë dhe pa pandehur.

 

Peshqit

Dielli që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, ju jep energji, ritëm, reflekse të shpejta dhe komunikim. Do të jeni të aftë të përpunoni projekte dhe t’i pasuroni me ide të reja dhe brilante.

August 27, 2017 00:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*