Horoskopi, 27 gusht 2018

August 27, 2018 00:57

Horoskopi, 27 gusht 2018

Dashi

Ka shumë të ngjarë që sot të jeni disi të plogët dhe pa shumë dëshirë për të punuar. Ndoshta është “faji” Marsit, të cilin do ta keni “mbi kokë”. Të fjetur edhe në planin sentimental.

 

Demi

Nuk ju mungojnë as idetë e as fantazia, prandaj nuk keni pse të dëgjoni gjithmonë sugjerimit të tjerëve e as t’i nënshtroheni diktatit të tyre. Jo gjithmonë i duruari mund të jete i fituar.

 

Binjakët

Mërkuri bëhet më harmonik duke ju bërë mjaft pozitive ditën tuaj. Në punë mund të keni promovime dhe shpërblime për shkak të ideve dhe krijimtarisë tuaj. Gjithashtu edhe jeta me partnerin është shumë intensive.

 

Gaforrja

Pritet një ditë e dominuar në shenjë nga një Afërditë shumë pozitive, çka do të bëjë që dita e sotme të jetë nën shenjën e dashurisë. Megjithatë, edhe në planin e punës situata paraqitet e favorshme.

 

Luani

Një iniciativë e ndërmarrë  prej disa kohësh nuk duhet lënë përgjysmë edhe pse rezultatet e para mund të mos jenë ato të pritshmet. Parashikohet një moment interesant në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Një moment disi i vështirë që po kaloni do të jetë vetëm kalimtar, prandaj nuk ka pse të bini në pesimizëm e të mendoni se mes jush edhe partnerit tuaj gjithçka ka marrë fund. Mirë sektori i parave.

 

Peshorja

Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju çon asgjëkund. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë.

 

Akrepi

Hëna stimulon te ju anët më pozitive, por edhe atë anë të karakterit tuaj që ju bën të kërkoni të dilni mbi të tjerët. Përpiquni ti vini sadopak fre agresivitetit tuaj që sa vjen e bëhet më i dukshëm.

 

Shigjetari

Në përgjithësi dita për ju sot pritet e mirë, por megjithatë hu këshillohet të bëni shumë kujdes, pasi padjallëzia juaj bën që të bini viktima të intrigave dhe intrigantëve. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Keni zgjedhur një aleancë vërtet të mirë, gjë që do  t’ju sjellë avantazhe si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana afektive. Mundohuni të mos merreni njëherësh me shumë gjëra se s’do të përfundoni dot asnjërën.

 

Ujori

Me një Hënë kaq pozitive në shenjë fati do të jetë nga ana juaj. Mund t’ju bëhen shumë oferta prandaj mundohuni të tregoheni sa më selektivë, për të evituar të papritura aspak të këndshme.

 

Peshqit

Jeni disi të turbulluar shpirtërisht, për shkak të Hënës ndoshta, prandaj mos e lini veten të dominoheni nga pasione të momentit, pasi kështu mund të humbisni gjëra shumë më themelore për ju.

August 27, 2018 00:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*