Horoskopi, 27 mars 2019

March 27, 2019 01:26 Updated

Horoskopi, 27 mars 2019

Dashi

Merkuri duket se do të vazhdojë të qëndrojë në pozita të favorshme për ju, duke garantuar një  ditë mjaft të mirë, por Marsi mund të sjellë mosmarrëveshje në raportet ndërpersonale.

 

Demi

Jeni përsëri të vendosur dhe këmbëngulës për objektivat që duhet të arrini, por sot ju këshillohet të shijoni plotësisht mbrëmjen, pasi Afërdita stimulon pikërisht aspektin afektiv.

 

Binjakët

Edhe për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një dite e mirë me shumë yje premtues mbi kokë. Jeni disi të pavendosur për drejtimin e ri që duhet të merrni. Më mirë pritni dhe pak.

 

Gaforrja

Hëna sot është në një orbitë aspak të favorshme, nga e cila do ta “pësojnë” humori dhe gjendja juaj shpirtërore. Por sidoqoftë, Hëna mund të bëjë të rikuperoni pjesërisht në raportet ndërpersonale.

 

Luani

Një numër planetesh janë në një tranzit të favorshëm për ju, por mbi të gjithë është Jupiteri ai që sot “do t’ju marrë për dore”. Mbrëmje e mirë në fushën sentimentale, por jo në atë të biznesit.

 

Virgjëresha

Edhe pse shenja juaj është në përgjithësi e ngarkuar me yje pozitivë, nuk është e thënë që gjithçka të shkojë vaj. Ndoshta ngaqë ju pëlqen juve vetë të komplikoni edhe gjërat më të thjeshta.

 

Peshorja

Edhe për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë kryesisht e mirë, por nuk do të mungojnë momente tensioni me dikë tjetër. Ju këshillohet të bëni kujdes të mos bini në kurthet që ju ngrenë.

 

Akrepi

Kontrasti në shenjë midis Jupiterit dhe Uranit nga njëra anë dhe Marsit e Afërditës nga ana tjetër do të reflektohet në karakterin tuaj, kështu që sot do t’ju karakterizojë pavendosmëria dhe hezitimi.

 

Shigjetari

Pas një periudhe të gjatë “antipatie” ndaj jush duket se Marsi do të jetë më “i mirë” e do t’ji sjellë momente relaksi, që për një mbrëmje dashurie është maksimumi. Tregohuni të matur në një debat.

 

Bricjapi

Nga “Merkuri” konfuz në orbitën e tij nuk mund të pritet tjetër veçse pështjellim e konfuzion në ide. Ju mundon diçka që nuk je le të kaloni një mbrëmje të qetë. Një krizë në dashuri?

 

Ujori

Pas një periudhe disi të errët, qielli juaj po fillon të ndriçohet nga pozicioni i Merkurit në një orbitë mjaft interesante. Sot mund të keni një rast të mirë për të treguar vlerat tuaja të vërteta.

 

Peshqit

Tensionet e ditëve të kaluara kanë lënë gjurmë, prandaj edhe dita e sotme mund të jetë e kushtëzuar nga reminishencat e tyre. Megjithatë është Afërdita që ji risjell humorin dhe ju rindez pasionet.

March 27, 2019 01:26 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*