Horoskopi, 27 prill 2018

April 27, 2018 03:13

Horoskopi, 27 prill 2018

Dashi

Hyrja e Diellit në shenjë do të bëjë  të jeni më të gallë, t’ju sjellë energji të reja,  por do t’ju japë stimuj të fuqishëm për ditët që vijnë. Në planin sentimental keni mbështetjen e Afërditës.

 

Demi

Duket një ditë e mirë, por që mund të bëhet akoma më shumë me Hënën kaq bujare në shenjë. Nuk është se ju mungojnë idetë, por kuraja juaj le disi për të dëshiruar. Interesant erosi.

 

Binjakët

Me kalimin e Mërkurit në shenjë, që në një farë mënyre është edhe ylli i fatit tuaj, duket se gjërat janë të destinuara të shkojnë akoma më mirë. Momente mjaft të këndshme në dashuri.

 

Gaforrja

Eshtë Saturni ylli juaj ai që sot do të bëjë që disa gjëra të ndryshojnë pozitivisht dhe që në një farë mënyrë do të përcaktojnë një orientim të ri për ju. Mbrëmje e mirë për dashurinë.

 

Luani

Edhe pse mund të keni ndonjë problem të vogël, në përgjithësi dita do të jetë e mirë nën “hijen” e Mërkurit e Afërditës. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë.

 

Virgjëresha

Më në fund, pas një periudhe jo shumë pozitive, po fillojnë të duken shenjat e para të optimizmit. Vazhdoni të jeni të tillë, pasi gjërat po kthjellohen edhe në raportet e vështira me partnerin.

 

Peshorja

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen të çliruar me zbehjen e ndikimit të Marsit dhe tashmë ritmet tuaja do të jenë shumë më normale, gjë që do të thotë se do të merrni më shumë frymë.

 

Akrepi

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj vëret që ju bën më dinamikë, por nga ana tjetër ju sfilit me agresivitetin që ju imponon. Raporte të tendosura ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Shigjetari

Nga suksesi në sukses, nga arritja në arritje dhe kështu, thuajse pa e vënë re fitohen pozita të tilla në shoqëri që ju bëjmë njerëz me peshë. Megjithatë, kujdes, mos i harroni miqtë.

 

Bricjapi

Me Hyrjen e Marsit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik. Erosi pozitiv.

 

Ujori

Do të jeni në pushtetin e Jupiterit dhe Marsit. Kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni pak xhelozë? Natyrisht, është Afërdita që jua imponon.

 

Peshqit

Me yjet e mirë që keni mbi kokë është e natyrshme që, të paktën të guxoni më shumë, ndryshe, duhet t’u thoni lamtumirë shumë projekteve tuaja. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

April 27, 2018 03:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*